Policia, emigrantët do të kenë të gjitha shërbimet në sportelet e pasaportave
Tiranë - Emigrantët e ardhur me rastin e Pashkëve në Tiranë do të kenë një shërbim korrekt nga strukturat përkatëse të policisë dhe në kohë tepër të shpejtë për dhënien e pasaportave. Drejtoria e Policisë së Tiranës bëri të ditur të shtunën se sportelet e aplikimit të të gjitha komisariateve, përfshi edhe Kavajën, po ashtu edhe ato të shpërndarjes së pasaportave, do të jenë hapur të hënën, më datë 28 prill 2008, nga ora 09:00 deri në orën 13:00. Drejtoria e Policisë tha se këto masa janë marrë me qëllim përshpejtimin e prodhimit të pasaportave, për të përballuar në kohë reale nevojat e emigrantëve shqiptarë në afat më të shkurtër se 5 (pesë) ditë, ndërsa në rast emergjence në me pak se 3 (tri) ditë.
28 Prill 2008