E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prangoset 25-vjeçari, plagosi bashkëmoshatarin



KORÇË - Një 25-vjeçar nga qyteti i Korçës u arrestua të shtunën nga policia, pak orë pasi në grindje e sipër për motive të dobëta plagosi me armë zjarri një bashkëqytetarin e tij. Burime zyrtare të policisë së Korçës thanë se "25-vjeçari Markel Busho u identifikua si autor i plagosjes së Edion Miho, 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin rajonal, jashtë rrezikut për jetën". Mësohet se 25-vjeçari Markel Busho ka qenë i dënuar më parë për veprën penale "vrasje e mbetur në tentativë".

Gjendet e vdekur 32-vjeçarja, dyshime për vetëmbytje

ELBASAN - Një 32-vjeçare u gjet e mbytur në orët e para të mëngjesit të së shtunës buzë liqenit të Treganit, rreth 15 km larg qytetit të Elbasanit. Banorë të zonës kanë parë trupin e pajetë të një personi pranë liqenit dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.
Burime të policisë bënë të ditur se "nga hetimet e deritanishme rezulton se 32-vjeçarja Flutura Toromani, (Debrova), lindur e banuese në fshatin Kërcykë të Komunës Tregan të Elbasanit, është vetëmbytur në liqen". Por nuk përjashtohen as pistat e tjera të hetimit për këtë rast.

28 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›