E Hënë, 2 Nëntor 2026

Policia gjen 1.8 kg tritol, pranë pusnishtes së tullave

03/05/2005  Një ditë më parë u përfshi nga flakët

SHKODËR - Rreth 1.8 kg tritol u gjet nga policia pranë punishtes së tullave në Gur të Zi, ku një ditë më parë pati një shpërthim të fuqishëm eksplozivi. Policia lokale njoftoi, se deri tani nuk është arritur të bëhet identifikimi i autorëve të vënies së tritolit një ditë më parë në punishten e prodhimit të tullave, pronë e shtetasit Hil Tomë Enjlli, e ndodhur në fshatin Kotej, të komunës Gur i Zi. Nga shpërthimi i tritolit u dëmtua plotësisht makineria e presimit të tullave, ndërsa në një makineri tjetër, që ndodhej disa metra larg saj, është gjetur një sasi tjetër lënde plasëse tritol që nuk ishte arritur të ndizej për shpërthim. Në këtë makineri u gjetë i vendosur 1.8 kg tritol, dy fitila zjarrpërcjellës dhe dy kapsolla detonatore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›