“Urrejtjen nuk mund ta honepsim”

03/05/2005 Intervistë me Tom Cruise dhe Steven Spielberg
Cruise: E bëmë këtë film (“Lufta e Botëve”) sepse e ndjemë. Sigurisht, që duhet të mbledhë paratë që u përdorën gjatë bërjes së tij. Por, ndikimi ynë në suksesin e filmit është i kufizuar. Ndoshta ka njerëz në botën e kinemasë, që shumëzojnë dy emrat tanë dhe me anë të kësaj përllogarisin se sa mund të arrijë të fitojë filmi. Për këta njerëz, as që e vrasim mendjen fare
Spielberg: Novela e Wells është bërë disa herë film, kryesisht përherë në kohë krizash ndërkombëtare: Lufta e Dytë Botërore sapo kish filluar kur Orson Welles tmerroi miliona amerikanë me versionin e tij legjendar radiofonik, gazetat ishin të mbushura me lajme të pushtimit nga Hitleri të Polonisë dhe Hungarisë. Kur versioni i parë u shfaq në ekrane në 1953, amerikanët ishin shumë të frikësuar nga një sulm bërthamor prej Bashkimit Sovjetik. Edhe versioni ynë vjen në një kohë kur amerikanët ndihen thellësisht të dobët
Aktori Tom Kruiz flet për anëtarësimin prej 20 vitesh në Kishën e Shkencologjisë, teksa ai dhe regjisori Steven Spielberg diskutojnë për realizimin e filmit “Lufta e Botëve”, që do të dalë së shpejti. Filmi, që pritet më 29 qershor, u kundërvihet frikërave amerikane në lidhje me terrorizmin. Spielberg thotë se gjithmonë ka dashur të jetë regjisor i një filmi që të flasë “për një pushtim vërtet të keq nga hapësira”. Kruiz insiston: “Unë dua vetëm të ndihmoj njerëz”.
SPIEGEL: S. Spielberg, asnjë regjisor tjetër filmash nuk është marrë kaq shumë me alienët sa ju: në filmat tuaj “Takime të ngushtë të llojit të tretë” (1977), dhe “E.T.” (1982), ju i përshkruani si krijesa shumë të dashura. Në filmin tuaj të fundit, “Lufta e Botëve”, që do të dalë në kinema më 29 qershor, alienët sulmojnë botën. Cila është arsyeja që keni ndryshuar?
Spielberg: Ndoshta jam bërë pak më...
Cruise: ... i guximshëm, apo jo?
Spielberg: Po, ka edhe diçka prej guximit. Më parë kam qenë një ambasador i vullnetit të mirë mes qytetërimeve aliene dhe këtij tonit, dhe bëja gjithçka që mundesha për të përgatitur terrenin për një takim në paqe. Kjo më mërziti. Jam rritur me filmat fantastiko-shkencorë të viteve ‘50 dhe ‘60, në të cilët disqet fluturues sulmojnë tokën dhe njerëzve u duhet t’u rezistojnë alienëve me të gjithë fuqinë e tyre. Kështu që mendova: përpara se të dal në pension, duhet patjetër të realizoj një film me pushtim alienësh.
Filmi juaj, “Lufta e Botëve” është mbështetur në novelën futuristike me të njëjtin emër të H.G. Wells, shkruar në 1898. Në fund të saj, thuhet se “Toka nuk është një vend i mbrojtur dhe i sigurtë për të jetuar”. A nuk e përshkruan kjo fjali saktësisht ndjenjën që kanë amerikanët qysh prej 11 shtatorit 2001?
Cruise: Ajo përshkruan ndjesinë për jetën në të gjithë botën. Jetojmë në një botë, në të cilën jemi në gjendje të komunikojmë shumë shpejtë në disa mënyra të ndryshme, e megjithatë e gjejmë komunikimin më të vështirë se kurrë. Në një kohë që pikërisht komunikimi na nevojitet më urgjentisht se kurrë, sepse armiqtë që na kërcënojnë janë universalë: drogërat, analfabetizmi dhe krimi. Kundër tyre duhet të luftojmë së bashku. Filmi është një metaforë për këtë betejë.
Spielberg: Dëshironim të bënim një film, në të cilin njerëzit bashkojnë forcat, përgjatë të gjithë kufijve, pavarësisht ndryshimeve mes tyre, me qëllim që të luftojnë kundër një armiku, i cili nuk është i një natyre humane.
Por ngjarjet e filmit zhvillohen thuajse të gjitha në SHBA. A përshkruan kjo vërtet një katastrofë globale?
Spielberg: Përshkruan një katastrofë globale nga në pikëpamje subjektive. Audienca e përjeton luftën nga këndvështrimi i personazhit të Tomit. Por, ne nuk lëmë asnjë dyshim ë faktin që e gjithë bota është e kërcënuar.
Cruise: Natyrisht, audiencat në pjesë të ndryshme të botës do ta shohin filmin me sy të ndryshëm, sepse ata kanë të tjera pikëpamje dhe bindje politike në lidhje me botën. Por, mendoj se ndjesia e kërcënimit dhe frikës do të jetë e dukshme, kudo ku do të shfaqet “Lufta e Botëve”.
Nuk keni frikë se mos audiencat në disa anë të botës, ndoshta edhe do të duartrokasin, kur të shohin amerikanë shtrirë në tokë?
Spielberg: Nuk do të doja të spekuloja në lidhje me këtë. Ne nuk jemi përgjegjës nëse njerëzit e perceptojnë në mënyra të ndryshme filmin, për shkak të ideologjisë dhe kundërvënies së tyre ndaj vendit tonë.
Cruise: Si prodhues filmash, ne po punojmë në mënyrë të veçantë për të mos lejuar ngushtimin e këndvështrimit, që mund të çojë në urrejtjen ndaj një vendi të tërë, kundër kësaj paranoje ksenofobike. Jemi marrë kryesisht me individët dhe veprimet e tyre. Për shembull, mendoj se nuk duhet folur gjithnjë për “qeverinë”, por për njerëzit që janë në qeveri. Nuk duhet përgjithësuar gjithmonë. Por, nëse dikush na urren nga thellësia e zemrës, në filmin tonë do të shohin saktësisht atë që duan të shohin.
Z.Spielberg, planet tuaja për të bërë një film të “Luftës së Botëve” e kanë origjinën në fillimin e viteve nëntëdhjetë. A do ta kishit bërë filmin, por të mos kish patur një 11 shtator në SHBA?
Spielberg: Ndoshta jo. Novela e Wells është bërë disa herë film, kryesisht përherë në kohë krizash ndërkombëtare: Lufta e Dytë Botërore sapo kish filluar kur Orson Welles tmerroi miliona amerikanë me versionin e tij legjendar radiofonik, gazetat ishin të mbushura me lajme të pushtimit nga Hitleri të Polonisë dhe Hungarisë. Kur versioni i parë u shfaq në ekrane në 1953, amerikanët ishin shumë të frikësuar nga një sulm bërthamor prej Bashkimit Sovjetik. Edhe versioni ynë vjen në një kohë kur amerikanët ndihen thellësisht të dobët.
A nuk do ta rrisë ky film këtë ndjesi frike?
Spielberg: Ndoshta kështu do të ndodhë. Nga ana tjetër, vështirë të na imagjinosh ne më të dobët nga sa jemi sot.
A është e ligjshme për një regjisor që, jo vetëm të përdorë frikërat reale të audiencës, por edhe t’i rrisë ato?
Spielberg: Pikësëpari, duhet që t’i përdorësh frikërat e tua. Kur unë bëra filmin ”Nofullat” (1975), më duhej të përballesha me frikërat e vetvetes, për ujin dhe peshkaqenët. Dhe më vonë kjo më dha një recetë të shkëlqyer për suksesin, herëpashere; sepse ajo që më tmerronte mua, frikësonte edhe audiencën
Cruise: Kjo është shumë e vërtetë. Pasi pamë filmin, patëm frikë, edhe kur ndodheshim në vaskë ishim të tmerruar për një farë kohe.
Me atë film, ju zoti Spielberg, bëtë që miliona njerëz të heqin dorë nga kënaqësia e larjes në plazh. A ndiheni ndodnjëherë fajtor?
Spielberg: Aspak! Përkundrazi, isha shumë i kënaqur. Reagimet e publikut më treguan se filmi kishte sukses dhe kishte prekur frikërat e hershme të njerëzve. Më e mira që mund të arrijë një regjisor është që një film të funksionojë në themel. Veç kësaj, për shumë njerëz unë rrita kënaqësinë e larjes në plazh: pasi panë filmin, ata madje organizonin konkurse të vegjël, se kush guxonte të shkonte më larg.
Cruise: Edhe fëmijët e mi fishkëllejnë muzikën e filmit, kur shkojnë në leksionet e zhytjes. Dhe ata, madje as që e kanë parë filmin.
Kur regjisori më i fuqishëm i Hollivudit dhe aktori më i mirë i tij bëhen bashkë, të gjithë presin të dalë një film që do të thyejë rekorde. A përbën kjo trysni mbi ju?
Cruise: Hiç fare.
Spielberg: Flejmë të qetë, pavarësisht kësaj. Që nga koha e “nofullave”, jam mësuar të jetoj me këtë lloj trysnie të pritjeve të njerëzve. Por, po të mos kisha qenë në gjendje t’i bëja ballë, nuk do të kisha mundur të bëja filma si “Lista e Shindlerit” (1993), sepse do të kisha patur shumë frikë mos zhgënjeja audiencën. Jam zhvendosur nga projekte të mëdhenj që prekin masat, te projekte të vegjël ezoterikë. Më pëlqen të shkoj lartë e poshtë nëpër botët e ndyrshme të kinemasë, si dhe të sfidoj herëpashere vetveten dhe audiencën.
A nuk do të përbënte zhgënjim, nëse “Lufta e Botëve” do të fitonte më pak se “Titanik” (1998), filmi më i suksesshëm i të gjitha kohërave deri më sot?
Spielberg: Do të isha i nderuar.
Cruise: E bëmë këtë film sepse e ndjemë. Sigurisht që duhet të mbledhë paratë që u përdorën gjatë bërjes së tij. Por ndikimi ynë në suksesin e filmit është i kufizuar. Ndoshta ka njerëz në botën e kinemasë që shumëzojnë dy emrat tanë dhe me anë të kësaj përllogarisin se sa mund të arrijë të fitojë filmi. Për këta njerëz, as që e vrasim mendjen fare.
Spielberg: Filmat e mi i bëj së pari për veten time – dhe së dyti, për ata që nuk janë shumë të mirë në matematikë.
Vizituam një prej vendpunimeve tuaja pranë Los Angelesit dhe u befasuam që pamë një çadër plot me staf të organizatës së Shkencologjisë, shumë pranë çadrave të ushqimit për gazetarët e të tjerët.
Cruise: Çfarë ka për t’u habitur?
SPIEGEL: Përse i shfaqni kaq shumë në publik bindjet tuaja personale?
Cruise: Unë besoj te liria e shprehjes. Jam i kënaqur që në setin e filmit kam përfaqësues të Shkencologjisë. Ata ndihmojnë. Kur punoj me një film, bëj gjithçka që të ndihmoj njerëzit, me të cilët kaloj kohën. Unë besoj te komunikimi.
Gjithsesi, çadra e një sekti në vendin e punës na duket e habitshme. Z. Spielberg, po ju, nuk iu duk e pazakontë kjo?
Spielberg: E pashë si një çadër informacioni. Askush nuk u detyrua ta frekuentojë, por ishte në dispozicion të çdokujt që do të ishte kurioz për sistemin e besimit të dikujt tjetër.
Cruise: Ata ishin aty për të ndihmuar të sëmurët dhe plagosurit. Njerëzit e vlerësuan shumë. Nuk kam asboulutisht asgjë kundër të folurit për besimin e dikujt. Jetojmë në një botë ku njerëzit janë të dhënë pas drogërave. Ku edhe fëmijët drogohen. Ku krimet ndaj njerëzimit janë kaq ekstremë, saqë njerëzit kthehen tutje të mbytur nga tmerri dhe frika. Këto janë gjërat që më shqetësojnë. Nuk më shqetëson se në çfarë beson dikush. Nuk më shqetëson kombësia e dikujt. Por nëse dikush kërkon të lërë drogën, unë e ndihmoj. Nëse dikush dëshiron të mësojë të lexojë, unë e ndihmoj. Nëse dikush nuk do të vazhdojë të jetë kriminel, unë u jap mjetet për një jetë të mirë.
A e shihni këtë si punën tuaj për rekrutimin e ndjekësve të rinj të Shkencologjisë?
Cruise: Unë ndihmoj. Për shembull, unë vetë kam ndihmuar qindra vetë që të lënë drogën. Ne të Shkencologjisë kemi të vetmin program të suksesshëm të rehabilitimit nga droga në botë. Quhet Narkonon.
Nuk është e saktë. Kjo juaja nuk përmendet aspak në programet e njohur të dezintoksikimit. Ekspertë të pavarur paralajmërojnë, sepse ajo është e bazuar në pseudoshkencë.
Cruise: Ju nuk e kuptoni se çfarë po them. Eshtë një fakt i provuar statistikisht se ekziston vetëm një program i suksesshëm për rehabilitimin nga droga. Pikë.
Megjithë respektin, dyshojmë në këtë gjë. Zoti Cruise, a mos po përpiqeni të rrisni ndikimin e Shkencologjisë në Hollivud?
Cruise: Thjesht, dua të ndihmoj njerëzit. Dua që të gjithë të jenë mirë.
Spielberg: Shpesh herë më bëhen pyetje të ngjashme në lidhje me fondacionin tim “Shoa”. Më pyesin përse përpiqem të përhap besimet e mia duke krijuar më shmë tolerancë përmes mësimeve të fondacionit tim në shkolla, për historinë e Holokaustit. Unë besoj se nuk duhet të marrësh pjesë në shkollë, nëse nuk zhvillon aty mësime të tolerancës. Kjo duhet të jetë një pjesë shumë e rëndësishme e kurikulumit të studimeve sociale.
Z. Spielberg, po krahasoni punën edukuese të fondacionit “Shoa” me atë që bën Shkencologjia?
Spielberg: Jo, aspak. Tom ju tha atë në të cilën beson, dhe pas kësaj iu thashë atë në të cilën besoj unë. Ky nuk është një krahasim mes Kishës së Shkencologjisë, fondacionit “Shoa” dhe Holokaustit. Thjesht po ju tregoja se disa në Hollivud bëjnë më shumë sesa thjesht punën e aktorit a regjisorit. Disa prej nesh kanë misione shumë personalë. Në rastin e Tomit, është kisha dhe në rastin tim është fondacioni “Shoa”, ku unë përpiqem t’u mësoj njerëzve rreziqet që vijnë nga urrejtja.
Si mund të ia arrini kësaj?
Spielberg: Mendoj se e vetmja mënyrë me anë të së cilës ne do t’u mësojmë të rinjve që të mos vrasin njëri-tjetrin, është duke iu treguar atyre raportet e të mbijetuarve të Holokaustit – në mënyrë që këta të fundit t’u tregojnë mizorinë e njeriut ndaj njeriut. Si u urryen. Si u zhvendosën nga shtëpitë. Si u fshinë familje të tëra dhe si, për mrekulli, këta mundën të mbijetojnë.
Cruise: Si nisi Holokausti? Njerëzit nuk lindin jotolerantë ndaj të tjerëve. Njerëzit nuk lindin fanatikë apo racistë. Ata edukohen për t’u bërë të tillë.
Z. Cruise, siç e dini, Shkencologjia ka qenë nën mbikëqyrje federale në Gjermani. Atje nuk konsiderohet një besim fetar, por një kult shfrytëzues me tendenca totalitare.
Cruise: Mbikëqyrja dhe kontrolli tashmë nuk janë më aq striktë. E dini përse? Sepse autoritetet e shërbimit të fshehtë nuk gjetën kurrë, asgjë. Sepse nuk kishte asgjë për të gjetur. Kemi fituar mbi 50 raste gjyqësore në Gjermani. Dhge nuk është e vërtetë që kushdo në Gjermani mbështet këtë linjë kundër nesh. Sa herë që shkoj në Gjermani, kam përjetime të pabesueshme. Takoj gjithmonë njerëz shumë të sjellshëm dhe të jashtëzakonshëm. Një minorancë dëshiron të urrejë – dakord, le ta bëjnë
Ka ndryshim mes urrejtjes dhe pikëpamjes kritike?
Cruise: Për mua, është e lidhur me mungesën e tolerancës.
Në të kaluarën, për shembull, kur doli “Mission Impossible” (1996), politikanët gjermanë bënë thirrje për bojkotim të filmave tuaj. A jeni i shqetësuar se mos mbështetja që i jepni Shkencologjisë mund t’ju dëmtojë karrierën?
Cruise: Aspak. Kam qenë gjithmonë një njeri zëlartë. Shkencologjisht jam prej 20 vjetësh. Nëse dikush është aq jo tolerant sa që nuk dëshiron të shohë një si unë në film, atëherë le të mos shkojë në kinema. Nuk më intereson. Këtu në SHBA, Shkencologjia është besim fetar. Nëse disa politikanë në vendin tuaj nuk janë dakord, kjo nuk më bën aspak përshtypje.
A mendoni se “Lufta e Botëve” është një film fetar? H.G.Wells vlerësonte mençurinë e krijuesit, që kish krijuar madje edhe bakteriet, sepse në hsitorinë e tij, janë mikrobet që i japin fund pushtimit alien. Në versionin e filmit të vitit 1953, madje, skena finale luhet në një kishë.
Spielberg: Mendoj se njerëzit, ose do të shohin të konfirmohen besimet e tyre, ose jo. Por në mënyrë të veçantë, ata do të tmerrohen dhe do të zhyten poshtë karrigeve, e më pas do të thonë se ishte një përjetim shumë i bukur. Ne të dy, me ndërgjegje të plotë, vendosëm që fundi i këtij filmi të mos ishte as në një kishë, as në një sinagogë, as në një xhami.
Cruise: Nuk është histori fetare.
SPIEGEL: Z.Cruise, Z.Spielberg, faleminderit shumë për këtë intervistë.