Vdes e djegur vogëlushja 3-vjeçare,në spital rëndë, vëllai 5-vjeçar

03/05/2005 Dy fëmijët luanin të vetëm në shtëpi
SHKODËR - Burrë e grua largohen në mëngjes nga banesa, për të kryer punët e ditës dhe kur panë tymin të dilte nga shtëpia, vrapuan drejt saj dhe gjetën fëmijët e vegjël të djegur.
Ngjarja tragjike me pasojë vdekjen e një fëmije dhe dëmtimin rëndë të tjetrit, ka ndodhur dje në fshatin Vermosh të Malësisë së Madhe rreth 6 orë udhëtim me makinë larg qytetit të Shkodrës. Bëhet fjalë për familjen Lumaj, e cila ka humbur njërin fëmijë, ndërsa fëmija tjetër është në gjendje tepër kritike për jetën. Burimet nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se ngjarja tejet e rëndë ndodhi paraditen e datës 30 prill, rreth orës 09.00, brenda shtëpisë së familjes Lumaj.
Mjekët e Spitalit Ushtarak ende nuk kanë dhënë shpresa për fëmijën tjetër, ndërkohë që në shtëpi ka nisur morti.
Ngjarja
Sipas vetë rrëfimit të të rriturve, sapo ka zbardhur dita e shtunë, babai i dy fëmijëve, Vitor Lumaj, së bashku me bashkëshorten kanë dalë për të kryer shërbimet e mbjelljeve të stinës. Si zakonisht kanë lënë vetëm në shtëpi dy fëmijët, që akoma nuk ishin zgjuar.
Dy të vegjlit, Valerina dhe Artist Lumaj, përkatësisht në moshën 3 dhe 5 vjeç, të mësuar me qëndrimin vetëm derisa ktheheshin prindërit për t’i ushqyer, kanë filluar të luajnë njëri me tjetrin. Kësaj radhe loja e tyre ka qenë fatale, pasi kanë pasur si objekt loje një shishe me benzinë. Kjo e fundit ka marrë flakë, e cila është përhapur nëpër rrobat dhe orenditë brenda dhomës. Nga ekspertiza e vendit të ngjarjes në fillim flakët kanë djegur oksigjenin e dhomës, duke sjellë asfiksi te fëmijët. Më pas, ato kanë prekur trupin e tyre dhe si pasojë pësuan tronditje nga frika dhe paniku. Ashtu të përflakur, megjithëse të vegjël, kanë vrapuar për të dalë nga dhoma dhe ia kanë dalë të shkojnë deri te porta e shtëpisë.
Tentativa
I ati i tyre, Vitori, po punonte në pjesën pas shtëpisë kur ka parë të dilte tym nga dhoma e fëmijëve. I zhytur në panik, ai ka vrapuar drejt pjesës para shtëpisë, ku ka gjetur të përfshirë nga flakët dy fëmijët e tij të vegjël. Me batanije Viktori mundi të shuajë flakët e të vegjëlve të tij, por e gjitha ishte fatale. Kërkon ndihëm e bashkëfshatarëve për t’i dhënë ndihëmn të vegjëlve, që ishin djegur nga flakët dhe me shpejtësi janë nisur në drejtim të qytetit të Shkodrës.
Largësia pesë–gjashtë orë nga Vermoshi në Shkodër ka rënduar gjendjen e të dëmtuarve.
Mjekët e spitalit të Shkodrës, pasi u kanë dhënë ndihëmn e parë, urgjentisht i kanë nisur fëmijët në drejtim të Spitalit Ushtarak në Tiranë. Por, më i vogli i fëmijëve, Valentina, 3 vjeçe, nuk mundi t’u përballte më plagët në trup. Ajo vdes në duart e mjekëve, të cilët në ekip punuan për shpëtimin e tyre.
I vëllai i Valentinës, 5 vjeç, Astriti është duke vuajtur plagët e rënda të shkaktuara nga flakët, me shpresën se do t’i shpëtojë kthetrave të vdekjes. Familja Lamaj lutet t’i shpëtojë njeri nga kjo tragjedi, që i ndodhi mëngjesin e djeshëm.