Prangosen tri falsifikatorë
03/05/2005 Kërkoheshin nga policia e Durrësit
SHKODËR - Tre persona të kërkuar për falsifikim dokumentesh janë vënë në pranga, si rezultat i një operacioni policor të organizuar në Shkodër. Njoftimi i policisë lokale bënë të ditur se më 30 prill të këtij viti, janë arrestuar shtetasit Vehbi Hepaj, Gëzim dhe Hekuran Mataj. Arrestimi i shtetasit Hepaj, nga fshati Dobraç, i rrethit të Shkodrës, u bë për arsye se ishte shpallur në kërkim për veprat penale të “falsifikimit të letërnjoftimeve dhe vizave” si dhe për “kalim të paligjshëm të kufirit”. Për këto vepra penale Gjykata e rrethit Tiranë e kishte dënuar me 2 muaj e 26 ditë heqje lirie. Arrestimi i tyre u bë për shkak se Komisariati i Policisë Durrës i kishte shpallur persona në kërkim për veprën penale të “falsifikimit të letërnjoftimeve dhe vizave”.