Policia kufitare bllokoi sot në mesditë një sasi të konsiderueshme lënde narkotike
Policia kufitare e Kakavijes, rreth 25 kilometra larg qyteti të Gjirokastrës, bllokoi sot pasdite një maune që po tentonte të transportonte drejt Greqisë një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, ndërsa arrestoi drejtuesin e automjetit. Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit për qarkun e Gjirokastrës tha se lënda narkotike, që mendohet të jetë e llojit kanabis sativa, ishte fshehur poshtë karrocerisë së maunes. "Aktualisht (ora 15:30), policia kufitare në bashkëpunim me ekspertët po punojnë për të dokumentuar sasinë e lëndës narkotike”, nënvizoi Mullai.
...