Policia merr notë kaluese nga klasa politike
Mbi 5500 policë kishin përgjegjësinë për të garantuar rendin dhe qetësinë në qendrat e votimit. Rasti incidentit të Tahirit shënoi dhe ngjarjen më të rëndë gjatë ditës së djeshme
Laureta Rryçi
Policia e Shtetit vlerësohet me notë kaluese nga klasa politike. Provën për të garantuar një proces të qetë të zgjedhjeve parlamentare, duket se 5500 efektivë police e kanë kaluar pjesërisht. Dy drejtuesit e subjekteve më të mëdha politike, në deklaratat pas përfundimit të procesit të votimit, dhanë dhe vlerësimin e tyre për Policinë e Shtetit.
Vlerësimi
Për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, Policia e Shtetit ka mbajtur një qëndrim më të lavdërueshëm se kurrë duke mos u përfshirë në asnjë incident gjatë gjithë procesit të votimit. Ndërkohë më i ashpër ka qenë kreu i Partisë Socialistë, Edi Rama, i cili u shpreh se deri në orën 19.00 nuk mund të flitej për një punë të lavdërueshme të policisë por për një provë të kalueshme prej saj. Megjithatë, sipas kreut të PS-së, orët e errësirës po vinin dhe procesi zgjedhor përfshihej në fazën e dytë e cila ishte po aq e rëndësishme se sa e para. Me sa duket vlerësimi i tillë prej Ramës ka ardhur më së shumti prej incidentit të ndodhur në kryeqytet ndaj një prej kandidatëve të forcës politike që ai drejton. Bëhet fjalë për incidentin ndaj kandidatët Sajmir Tahiri i cili ka denoncuar dhunën fizike të ushtruar ndaj tij nga shoqëruesi i Ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani.
Misioni
Mbi 5500 oficerë dhe punonjës policie, morën detyrën për të ruajtur rendin dhe qetësinë gjatë ditës së djeshme në procesin zgjedhor. Ndërsa 2500 punonjësit e tjerë të Policisë së Shtetit, kanë qëndruar të “mbyllur” në repartet e tyre duke pritur një urdhër për të dalë vetëm në raste të jashtëzakonshme.
Ndërsa akrepat kanë shënuar orën 7:00, policët e angazhuar për zgjedhjet, dorëzuan materialet e Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve. Materiale këto që janë marrë sërish në përgjegjësinë e policisë pas orës 19.00 kur dhe u shënuar fundi i procesit të votimit. Zëdhënësi i policisë Klodian Branko është shprehur se situata gjatë ditës së djeshme ka qenë e qetë dhe veprimet e policisë kanë vijuar normalisht, me të vetmin incident të ndodhur në Vrri të Pukës, ku ka marrë flakë një nga automjetet që transportonin materiale zgjedhore. Kanë qenë 4760 qendra votimi, të cilat ishin në mbrojtje nga policia. Veprimet e policisë kanë qenë në monitorim në mënyrë të vazhdueshme nga PAMECA III, ICITAP, OSCE DHE ODIHR.
29 Qershor 2009