Rama: “Partia Socialiste fitoi betejën për mbrojtjen e votave”
Kreu i PS-së vlerëson rolin e PS-së dhe të Policisë së Shtetit për garantimin e zgjedhjeve. Të gjitha zhvillimet, orë pas ore, gjatë ditës së djeshme në PS, përpara mbylljes së zgjedhjeve
Shaban Sulçe
Tridhjetë minuta pas përfundimit zyrtar të procesit të votimit, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka dhënë dje konferencën e parë për shtyp ku ka vlerësuar maksimalisht zhvillimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Kryesocialisti Edi Rama tha se pavarësisht disa incidenteve dhe parregullsive, PS-ja arriti të fitonte betejën për mbrojtjen e votave nga manipulimet. Rama vlerësoi gjithashtu rolin që luajti Policia e Shtetit, si dhe strukturën speciale të PS-së, që u angazhua për mbrojtjen e votave. Ndërkaq, sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, Kastriot Islami, tha se në selinë rozë po punohej me ritme të plota për të mbledhur të dhëna nga e gjithë Shqipëria për ecurinë e procesit.
Kronologjia
Deklarata e parë për shtyp gjatë procesit të djeshëm zgjedhor ka qenë ajo e sekretarit për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, Kastriot Islami, i cili i ftoi të gjithë shqiptarët që të shkojnë të qetë në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë. Islami garantoi se Partia Socialiste ishte plotësisht e gatshme për të mbrojtur procesin zgjedhor me anë të strukturës së saj të specializuar, e cila do të kontribuonte për parandalimin e çdo tentative manipulimi. Selia rozë publikoi gjithashtu edhe numrat e telefonit ku i ftonte votuesit për t’u ofruar asistencë në rast se nuk do të gjenin dot qendrat e votimit si dhe për të denoncuar çdo parregullsi apo ndërhyrje manipuluese që ata konstatonin gjatë procesit të votimit.
Incidenti “Tahiri”
Dhunimi i kandidatit për deputet të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Saimir Tahiri, ka sjellë reagime të ashpra të selisë rozë në drejtim të qeverisë. Partia Socialiste ka shkëmbyer polemika dhe akuza të ndërsjella me Partinë Demokratike deri në orët e mesditës së djeshme. Ka qenë sërish sekretari për Çështjet Zgjedhore në selinë rozë, Kastriot Islami, i cili ka akuzuar njerëzit e afërt të ministrit Nishani për dhunimin ndaj kandidatit socialist. Sipas Nishanit, autorët e ushtrimit të dhunës kanë qenë shoqëruesi i ministrit Nishani dhe një punonjës i Ministrisë së Brendshme. Partia Socialiste ka kërkuar nga ministri i Brendshëm që të distancohet nga ky akt. Selia rozë ka shkëmbyer gjithashtu polemika edhe me kryeministrin Berisha pas konferencës së këtij të fundit. “Ne e ftojmë kryeministrin të mos harrojë detyrën e garantit të zgjedhjeve, ndërkohë që me sa duket ka marrë përsipër të bëjë edhe zëdhënësin, pas deklaratave kodra pas bregut të selisë blu. Dhe meqë në rolin e zëdhënësit kundërshtoi zëdhënësen e vet, tani si kryeministër duhet të urdhërojë ministrin e Brendshëm që të kthejë stilolapsin e grabitur të Sajmir Tahirit”, - ka deklaruar Islami. Partia Socialiste, me anë të anëtares së Kryesisë, Lindita Nikolla, i është kundërpërgjigjur akuzave të Partisë Demokratike po për çështjen “Tahiri”.
Denoncimet
Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj, dha dy konferenca të njëpasnjëshme për shtyp dje rreth orës 14:00. Fillimisht Imeraj ka inkurajuar qytetarët që të shkojnë të qetë në votime, ndërkohë që ka publikuar sërish një tjetër numër, ku votuesit mund të denonconin parregullsitë që konstatonin gjatë procesit të votimit, apo format e presioneve që mund t’u bëheshin nga njerëzit e pushtetit. Denoncimi i parë që ka ardhur në këtë numër ka pasur të bëjë me zëvendësministrin e Brendshëm, Gent Strazimiri, i cili, sipas Partisë Socialiste, ka ushtruar presion ndaj votueseve, ndërkohë që i është bërë thirrje kryeministrit Berisha që të largojë menjëherë zëvendësministrin e tij nga qendrat e votimit. Gjithashtu, Partia Socialiste ka denoncuar edhe një rast të ndodhur në kryeqytet, ku është konstatuar se ishte votuar në emrin e një shtetaseje, e cila deri në ato momente nuk kishte votuar.
Meta: “28 qershori, ditë e mbarë për të gjithë shqiptarët”
Lideri i LSI-së, Ilir Meta, ishte i pari ndër liderët e partive politike që iu drejtua dje kutive të votimit. Meta votoi në orën 09:00 në Qendrën e Votimit Nr. 1886, në Njësinë Bashkiake Nr. 7. Kreu i LSI-së i cilësoi zgjedhjet si një moment shumë të rëndësishëm për të ardhmen e shqiptarëve. E pata shumë të lehtë të gjeja numrin 24. Unë jua kam thënë edhe më parë që është një ditë e mbarë 28 qershori, shikoni si u çel edhe koha pas një dite me shi. Ndaj le të kontribuojmë të gjithë për mbarësinë e kësaj dite. Është Koha për Veprim”, - ka deklaruar kreu i LSI-së, Ilir Meta.
29 Qershor 2009