E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pranga 5 trafikantëve të qënieve njerëzore

21/03/2005  KORÇË- Janë arrestuar në kufirin shqiptaro-grek dhe atë shqiptaro-maqedonas, disa persona të shpallur në kërkim dhe të tjerë të akuzuar si trafikantë të qenieve njerëzore. Lajmi është konfirmuar edhe nga burime zyrtare të policisë lokale. Burime të policisë së Korçës, bënë të ditur se 5 persona u arrestuan në tentativë për të kaluar emigrantë klandestinë jashtë vendit. Identiteti i të arrestuarve nuk është bërë i ditur për median për arsye hetimore. Gjithsesi, grupi i hetimit ka kryer të gjitha veprimet hetimore dhe ka përgatitur dosjen për t’i përcjellur prokurorisë së rrethit, e cila do ta ndjekë më tej këtë çështje. Ndërkaq, mbi 40 emigrantë shqiptarë që punonin dhe jetonin në Greqi, janë kthyer në pikën kufitare të Kakavijës pasi, sipas policisë greke, ata qëndronin në shtetin helen në mënyrë të paligjshme, por emigrantët e kthyer pohojnë se i kanë dokumentet të rregullta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›