E Hënë, 2 Nëntor 2026

Policia në kërkim të atentatorëve të Klodian Saliut

01/03/2005  Vrasja e 29-vjeçarit Klodian Saliu, banor i lagjes nr.15 të Durrësit, në mesnatën e së shtunës ka mbetur ende enigmatike. Policia e Durrësit është treguar e mbyllur duke refuzuar të jap pistat e hetimit, ndërkohë që thuhet se rrjeti i informatorëve në terren është shtuar së tepërmi në ditën e djeshme. Burime nga

policia thonë se ka pasur një numër të madh të të ndaluarve, por që shumë prej tyre janë liruar pas marrjes në pyetje. Megjithatë nga informacione jo zyrtare mësohet për disa të ndaluar si dhe dhjetra kontrolle banese tek të dyshuarit ku edhe janë gjetur

armë të cilat më pas do i nënshtrohen kontrollit në laboratorin e kriminalistikës në Tiranë. Gjithashtu në të gjitha kryqëzimet e rrugëve të Durrësit, në autostradën Durrës-Tiranë dhe superstradën Durrës-Rrogozhinë janë shtuar numri i pastrullave të

policisë me veshje antiplumb. Në operacionet të cilat vazhdojnë të jenë të padeklaruara dhe që thuhet se nuk kanë pushuar gjatë gjithë natës së diel e të hënë, janë aktivizuar edhe uniforma blu nga komisariate të tjera dhe agjent nga rrethe. Varrimi i 29-vjeçarit Klodian Saliu është bërë të dielën në të cilën kanë marrë pjesë edhe drejtuesit më të lartë të bashkisë si dhe personalitete vendore si dhe ata të subjekteve politike. Ndërkohë policia e cila kryesisht në zonën e Spitallës ku edhe banojnë prindërit e viktimës si dhe njëri vëlla i tij, është mabjtur nën vëzhgim të rreptë me qarkullime të shumta të mjeteve të policisë.

Familjarët e viktimës janë treguar të rezervuar në deklarimin e rrethanave të vrasjes së të riut, ndërkohë që ata kanë mohuar se 29-vjeçari të ketë pasur probleme apo konflikte. Megjithatë mënyra e vrasjes së Klodian Salit e bërë në pritë të organizuar

ka lënë të kuptohet se në ngjarje ka të mundur të jenë implikuar shumë persona.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›