Zvicra: "Hakmarrja për Drejtësi“, proces politik

01/03/2005 Pas Belgjikës, një tjetër refuzim për të ekstraduar të kërkuarit Orik Shyti e Kreshnik Spahiu
Autoritetet zvicerane refuzojnë njoftimin e Orik Shytit dhe Kreshnik Spahiut. Mbetet pezull procesi gjyqësor kundër të pandehurve, akuzuar për pjesëmarrje në grupin "Hakmarrja për Drejtësi". Ndërsa, Gjykata e Krimeve të Rënda ka filluar procesin dhe në pamundësi të njoftimit të të pandehurve ka shtyrë seancat e radhës, Ministria e Drejtësisë nis përkthimin e përgjigjes së autoriteteve zvicerane. Prokuroria është gjendur e papregatitur përballë një njoftimi të ardhur nga Zvicra, në lidhje me njoftimin e Orik Shytit dhe Kreshnik Spahiut. Pas një kohe të gjatë, Ministria e Drejtësisë Shqiptare merr në dorë dhe përkthen njoftimin negativ të kthyer nga vendi i kantoneve. Orik Shyti dhe Kreshnik Spahiu nuk do të njoftohen për procesin gjyqësor që ka nisur ndaj tyre. Ata kanë fituar statusin e azilantit politik dhe nuk do të ekstradohen. Autoritetet zvicerane e kanë quajtur
procesin që po zhvillohet kundër të pandehurve, një gjyq politik. Në këto kushte, ata i janë përgjigjur Ministrisë së Drejtësisë se nuk mund të veprojnë kundër të drejtave që parashikon Konventa për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në një kohë që dy të pandehurit kanë kërkuar dhe fituar azilin politik, nuk mund të lejohen të ekstradohen dhe të marrin pjesë në proces. "Ne ju kemi njoftuar një herë se Orik Shyti dhe Kreshnik Spahiu nuk do të ekstradohen. Kërkesa juaj e dytë na duket e pavend. Ata nuk do të njoftohen dhe nuk do të ekstradohen. Kjo gjë mund të bëhet vetëm në rast se do të ndryshojë Konventa Ndërkombëtare për bashkëpunim".
Azilantë politikë
Në njoftimin e ardhur thuhej se autoriteteve shqiptare u është dhënë një përgjigje në lidhje me fatin e dy të kërkuarve. Sipas autoriteteve zvicerane, të kërkuarit nuk do të njoftohen, pasi ata janë pajisur me azilin politik dhe në këto kushte nuk mund të kenë të drejtë të marrin pjesë në proces. Po kështu, në përgjigjen e kthyer thuhej se, Kreshnik Spahiu dhe Orik Shyti nuk do të pengohen të qëndrojnë në vendin e tyre. Për Shytin dhe Spahiun, sipas përgjigjes së përkthyer nga Ministria e Drejtësisë, janë zhvilluar disa seanca gjyqësore dhe ata kanë fituar të drejtën e azilit politik.
Akuza
Kjo përgjigje ka befasuar prokurorët, të cilët nuk e prisnin. Përfaqësuesit e akuzës i kanë kërkuar gjykatës të njihen me njoftimin e ardhur nga Zvicra. Jo vetëm kaq, por prokurorët kanë vënë në dyshim edhe përkthimin e bërë nga ana e Ministrisë së Drejtësisë. Për të patur në dorë përgjigjen, prokurorëve u është lënë kohë dy ditë. Kështu në seancën e datës 2 mars, do të merret vendim nga gjykata për vazhdimin e mëtejshëm të procesit. Prokurorisë nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm të pranojë gjykimin e të pandehurve në mungesë.
Provat
Katër prokurorët e Krimeve të Rënda kanë dorëzuar në gjykatë listën e gjatë të dëshmitarëve. Janë 90 dëshmitarë, të cilët prej vitesh janë thirrur në prokurori e gjykatë për të dhënë dëshminë e tyre dhe, tashmë do të detyrohen ta ripërsërisin atë. Në listën e gjatë të dëshmitarëve ndodhet edhe emri i Erjon Nushit, i cili në momentin e arrestimit ishte vetëm dhjetë vjeç, ndërkohë që tani është i rritur. Po kështu në dosje janë të shënuar edhe emrat e personave të bankave, të cilët kanë qenë në punë në momentin që janë grabitur nga njerëz të armatosur dhe me maska. Nuk do të mungojë në sallën e gjyqit për të ripërsëritur dëshminë e tij edhe babai i ish-drejtorit të burgjeve, Bujar Kaloshi, i vrarë në afërsi të shtëpisë. Prokuroria tha se në procesin gjyqësor do të kenë përparësi edhe provat shkresore si dhe ato materiale. Provat materiale kanë të bëjnë me armët e gjetura në shtëpinë e Zeliha Sinës, marrë me qira nga të pandehurit.
Akuza, Arapi i shtruar në spital në vitin 1996
Organi i akuzës pretendon se, Altin Arapi, i akuzuar për veprën penale të vrasjes së Genci Sinës dhe një nga pjesëmarrësit e grupit "Hakmarrja për Drejtësi", ka qenë i shtruar në Spitalin Ushtarak në vitin 1996. Ky fakt i nxjerrë nga akuza është kundërshtuar nga ana e mbrojtjes, e cila pretendon se ka zbuluar që me emrin Altin Arapi ndodhen edhe gjashtë persona të tjerë. Megjithatë, mbrojtja është shprehur se për të vërtetuar këtë fakt do të presë regjistrimin e plotë të popollsisë. Nuk dihet saktë se përse ka qenë i shtruar në spital në vitin 1996, Altin Arapi, ndërsa akuza aludon se në këtë vit i pandehuri është plagosur dhe ka qenë për kurim.
Gëzim Gjoni në Gjykatën e Lartë
Gëzim Gjoni, është i vetmi anëtar i “Hakmarrjes për Drejtësi” në qelitë shqiptare, që ka dërguar pak ditë më parë në Gjykatën e Lartë çështjen e afateve hetimore dhe masës së sigurisë ndaj tij. Por, Gjykata e Apelit e ka rrëzuar kërkesën e të pandehurit Gjoni, për ankimimin e masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë. Gjoni kundërshtoi edhe vendimin e Shkallës së Parë për zgjatjen e afatit të hetimeve ndaj tij. Gjykata e Apelit i rrëzoi këto dy kërkesa, ndërsa i vetmi i arrestuar dhe avokati i tij, e kanë ankimuar vedimin e Gjykatës së Apelit në Gjykatën e Lartë.
Tre anëtarët e "Hakmarrjes", jashtë vendit
Orik Shyti, Altin Arapi dhe Kreshnik Spahiu, janë tre anëtarët e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”, të cilët janë arrestuar jashtë vendit. Altin Arapi u arrestua në datën 30 tetor të vitit 2003, në lagjen “Kokelberg” të kryeqytetit belg, Bruksel. Arapi u prangos nga policia federale belge pas kërkesës së Prokurorisë shqiptare për arrestimin e tij, me akuzën e vrasjes së Genci Sinës, shofer i familjes së Kryeprokurorit Sollaku. Arapi u prangos bashkë me dy shqiptarë të tjerë në rrugën “Helinks” të lagjes veriore të Brukselit. Në datën 5 shkurt të këtij viti u arrestuan në qytetin Bazel të Zvicrës, Orik Shyti dhe Kreshnik Spahiu.
Akuza
Janë gjithsej 21 vepra penale në dosje, që, sipas Prokurorisë i ka konsumuar për katër vjet radhazi organizata “Hakmarrja për Drejtësi”
Seancat
Që nga viti ‘98-të, kur ka filluar procesi, në gjykatë janë zhvilluar afro 80 seanca pa praninë e të pandehurve dhe me prokurorë të ndryshëm.
Të pandehur
Kanë qenë 11 të pandehur të arrestuar në ‘98-ën, të cilët kanë ikur nga qelitë në pranverën e ‘97-ës dhe nuk kanë marrë pjesë në asnjë seancë gjyqësore.
I vdekur
Vetëm njëri nga të pandehurit ka vdekur dhe për të është pushuar çështja. Enkelejd Ago është gjendur i djegur në makinë, në malin e Dajtit, në ‘99-ën.
Kohëzgjatja
Procesi i nisur në ‘98-ën ende nuk ka përfunduar. Mund të jetë çështja që ka zgjatur më shumë në hetim dhe gjykim, pasi ka dhe shumë seanca që ajo të marrë fund.
Të pandehurit
Orik Shyti
Leart Shyti
Altin Arapi
Nikolin Novruzaj
Pasho Novruzaj
Gentian Caka
Kreshnik Spahiu
Roland Shyti
Dritan Hate
Gëzim Gjoni
Enkelejd Ago (i vrarë)
Kronologjia
29 shtator 2003
Vritet pranë „Piramidës“ gardisti Genci Sina, shofer i familjes së Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku
30 tetor 2003
Arrestohet në Belgjikë, Altin Arapi. Akuzohet si vrasës i gardistit Genci Sina, shoferit të familjes së Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Bashkë me të arrestohen të njohurit e tij, Artan dhe Gazmend Sadiku
30 tetor 2003
Arrestohet në Tiranë punonjësja e Ministrisë së Jashtme, Imelda Tasho, e dashura e Altin Arapit. Akuzohet si bashkëpunëtore e Arapit në vrasjen e Genci Sinës, më 29 shtator 2003
Dhjetor 2003
Sipas avokatëve mbrojtës, Altin Arapi ka paraqitur një kërkesë pranë gjykatës belge, ku pretendon të marrë strehim politik dhe refuzon ekstradimin në Shqipëri
Shkurt 2004
Gjykata e Shkallës së Dytë të gjyqësorit pritet të marrë vendimin e formës së prerë së shpejti për ekstradimin e Altin Arapit nga Belgjika në Shqipëri, brenda marsit të këtij viti
7 janar 2005
Gjykata e Krimeve të Rënda liron Imelda Tashon, pasi kanë ndryshuar rrethanat e hetimit. Për të vendoset masa e sigurisë arrest shtëpie
28 shkurt 2005
Në gjykatë pohohet se zviceranët refuzojnë ekstradimin e Orik Shytit dhe Kreshnik Spahiut, pasi procesi i "Hakmarrjes..." është një proces politik