Shqiptarët më bënë skllave seksi

01/03/2005 Dëshmija minorenes “Tentova vetvrasjen, doja të vdisja nuk duroja dot atë që po më bënin”.
15 vjeçarja rrëfehen tmerrin në gjykatën angleze
Në gjykatën e krimeve të Shefildit në Veri të Anglisë tre shtetas
shqiptarë dhe një lituaneze janë përballur me akuzat për trafikim, shfrytëzim për qëllime prostitucioni të një minoreneje 15 vjeçare.Vajza me origjinë nga Lituania, i ka treguar gjykatës se si është shitur dhe blerë disa here, është detyruar me forcë të prostituojë nga shqiptarët në disa qytete të Anglisë, madje duke mos duruar shfrytëzimin e tyre ka tentuar edhe të vetëvritet.
Procesi
As mosha e vogël prej një pesëmbëdhjetvjeçareje, as lutjet e
njëpasnjëshme përfshi një tentativë vetvrasje nuk ka ndaluar disa shqiptarë për ta bërë atë prostitutë. Një vajzë lituaneze mes lotëve ka dëshmuar përpara gjykatës së krimeve në
qytetin e Shefildit në veri të Anglisë, se si ajo tentoi të vetëvritet pasi disa shqiptarë e kanë blerë dhe shitur disa herë në qytete të ndryshme të Anglisë, nga ku më pas është detyruar të punojë si prostitutë. E ndërsa minorenja të cilës nuk mund ti bëhet publik emri ka vazhduar së treguari kalvarin e vuajtjeve mes rrahjeve, përdhunimeve sistematike shfrytëzuesit e saj, tani në rolin e të akuzuarve, pas hekurave, veçse dëgjonin. Ata janë
Shaban Maka 24 vjeç ,Ilir Bajrami 25 vjeç, Xhevahir Pisha 21 vjeç dhe lituanezja Lina Yunel 28 vjeçe, mbi të cilët rëndojnë akuzat e trafikimit në Angli të minorenes 15-vjeçare,shfrytëzimin e saj për qëllime prostitucioni si dhe për burgim të rremë. Tre nga katër të akuzuatit i kanë mohuar akuzat, ndërsa Shaban Maka ka
pranuar vetëm dy akuza që kanë të bëjmë me trafikimin e litunezes në Britaninë e Madhe.
Shitja
Gjykata e krimeve në Sheffild ka mësuar nga prokurorja Sarah Ëright detaje të hollësishme rreth viktimës në këtë proces gjyqësor. “Ajo ka mbërritur në Britaninë e Madhe Korrikun e shkuar për të punuar në ndonjë kafene apo restorant, e shoqëruar nga një miku isaj lituanez i cili me të kaluar pikën e kontrolit në aeroport i ka marrë pasaportën. Më pas ai e ka shitur tek
disa shqiptarë për 4,000 paund. Vajza ka kaluar nëpër disa duar shqiptarësh duke e përdhuruar apo tentuar për ta përdhunuar duke u shitur nga njëri tek tjetri me qëllim ta bënin prostitute” ka treguar prokurorja” e cila më pas i ka drejtuar pyetje viktimës.
Dëshmija mes lotëve
Minorenja në dëshminë e saj mes lotëve, i tregoi gjykatës se “Në një rast i tregova atyre se doja të shkoja në banjo dhe më pas fillova të pres damarët. Doja të vdisja nuk duroja dot më atë që po më bënin”. Duke folur me ndihmën e një përkthyesi ajo deklaroi se me të mbërritur në Angli personi që e kishte sjellë e takoi me Shaban Makën, Ilir Bajramin dhe një grua lituaneze e quajtur Lina Yunel, pranë një bari në aeroportin e Heathroët. Nga atje ajo është çuar në Londër ku është takuar me një person tjetër. Pyetur nga prokurorja Sarah Ëright se çfarë mendonte ajo se do të bënte në ato momente, lituanezja 15ßvjeçare është përgjigjur.“Nuk e imagjinoja se çfarë do të bëja, por kur ishim në bar Lina më tha se gjithçka do të shkonte mirë.Të nesërmen pash një burrë i cili pagoi për mua 4,000 paund duke më blerë”. Nga Korriku deri në Shtator të 2004 lituanezja është detyruar
me forcë nga Shaban Maka dhe Lina Yunel të punojë si prostitutë në qytet Birmingham, Coventry, Shefild dhe Londër.Sikur mos të mjaftonte kj Shaban Maka dhe Yunel do ta shiste përsëri minoren më datë 6 Shtator 2004 tek Ilir Bajrami për 1500 stërlina, i cili e mbajti atë të mbyllur në një apartamet, duke e rrahur,e përdhunuar. Pesë ditë më vonë nga blerja e skllaves së seksit Bajrami e ka dërguar atë në Saunën Omega duke u munduar ti
gjente punë si prostitute. Ajo mundi të arratisesh nga një klub nate dhe të kërkonte ndihmën e policisë.
Shqiptarët,në një muaj tre gjyqe për prostitucion
Fillimi i këtij procesi gjyqësor në qytetine Shefild e çon në tre
numrin e të tilla proceseve zhvilluar gjatë muajit shkurt,ku shqiptarët akuzohen nga drejtësia angleze për trafikim dhe shfrytëzimin e vajzave nga Lituania për prostitucion. Javën e shkuar një rrjet kriminal me në krye beratasin Vullnet Ismaili dhe dy shqiptarë të tjerë u dënuan nga gjykata londineze e
“Southëark Croën Court” me 16 vjet burg së bashku për trafikimin dhe shfrytëzimin e një vajze lituaneze. Ndërkohë që në gjykatën e krimeve Wood Green Crown Court në veri të Londrës Besmir Rama, Adil Jahelezi,Flamur Nuza që të tre nga Tropoja po gjykohen për hapjen e një shtëpije publike ilegale dhe shfrytëzimin e një litunezeje 18 vjeçare.
Katër të arrestuarit, Ja akuzat.
Shaban Maka pretendon të jetë azilant nga Maqedonija, mohon akuzat e trafikimit të minorenes dhe shfrztëyimin e saj si porstitutë për qëllime përfitimi. Pranon akuzat për trafikimin e saj Ilir Bajrami, i cili pretendon të jetë azilant nga Kosova,por mohon akuzat e shfrztëyimit të saj si prostitutë për qëllime përfitimi, burgosje të rreme,dhe përdhunim të saj në katër raste. Xhevahir Pisha,azilant shqiptarë, ka paguar 3000 stërlina për
minorenen. Moshon akuzat për burgim të rremë dhe trafikimit të minorenes me qëllim shfrztëyimin e saj si prostitutë. Lina Yunel shtetase lituaneze mohon akuzat e trafikimit të minorenes me qëllim shfrztëyimin e saj si prostitutë.