E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia nis gjuetinë e makinave të vjedhura

Berat

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit ka përfunduar në orët e para të mëngjesit të djeshëm aksionin e koduar “Ndëshkimi ligjor” dhe ka pasur si qëllim bllokimin e mjeteve të vjedhura që qarkullojnë në rrugët e këtij qyteti. Burime zyrtare të kësaj drejtorie bënë me dije se janë bllokuar pesë automjete të vjedhura dhe të trafikuara, ndërkohë që për pronarët e tyre ka filluar procedimi penal për trafikim të mjeteve motorike. Policia bllokoi një “Fiat Puno”, një “Volvo” dhe një “Volkswagen Passat”, që rezultojnë të vjedhura në Itali, një “Pugeot” të vjedhur në Zvicër dhe një “Porche Cayene” të vjedhur në Greqi.

Këto mjete u bllokuan pas aksionit të policisë, ndërkohë që policia deklaroi se pronarët e tyre janë nën hetim në gjendje të lirë për veprën penale të trafikimit të mjeteve motorike, hetim i cili do të zbardhë skemën e këtij trafiku.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›