Policia parandalon një vrasje në qendër të qytetit
Policia e Korçës parandalon një vrasje për motive të dobëta në mes të qytetit. Në orën 14:00 të ditës së djeshme, disa persona kanë tentuar të vriten me armë të ftohta dhe armë zjarri pas një sherri të një dite më parë tek konviktet e universitetit. Sherri që ka nisur për shkak të një studenteje ka çuar drejt hakmarrjes dhe ndjekjes reciproke për vrasje disa të rinj. Ndërsa një person me thikë, pikërisht 24-vjeçari Gaqo Peci ka dalë nga makina në sheshin e Katedrales duke ju drejtuar një tjetër mjeti për të vrarë drejtuesin e tij, është parë nga ana e policisë. Dy mjetet janë larguar menjëherë nga sheshi duke vazhduar edhe me tej ndjekjen e njëri-tjetrit, por nuk i kanë shpëtuar ndjekjes nga ana e policisë. Sipas të dhënave nga Policia e Korçës, konflikti mes personave është sqaruar vetëm kur dy mjetet janë ndaluar nga uniformat blu ndërsa nga kontrollet janë gjetur armë të ftohta dhe një pistoletë tip TT pa leje. Policia ka sqaruar se Gaqo Peci ka tentuar të vrasë me thikë dhe duke u përpjekur ta shtypë me automjetin e tij shtetasin Fatjon Karafili. Ndërkohë, edhe ky i është arrestuar pasi i është gjetur një pistoletë pa leje.