E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia parandalon vrasjen e 28-vjeçarit në Tiranë



Përgjatë orëve të vona të mbrëmshme, specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit si dhe Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë arritën më së miri të parandalojnë një vrasje. Sipas burimeve zyrtare të policisë mbrëmjen e së enjtes kur ora shënonte 23:30, në Rrugën Bardhyl në Tiranë, ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta, midis 4 shtetasve. Me marrjen e këtij informacioni strukturat e hetimit të Policisë së Kryeqytetit, kanë mundësuar vlerësimin e situatës si dhe kanë bërë të mundur identifikimin e personave të përfshirë në këtë konflikt, njëherazi duke parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale, atë të “vrasjes me dashje”. Ndaj tyre u realizua kapja dhe u mor masa e arrestit në flagrancë si autor të dyshuar të kësaj ngjarje. Në sajë të një pune intensive hetimore dhe profesionale mbi këtë ngjarje, rezultoi se autorët janë shtetasit Eudin Zihni Toskai, 24 vjeç, lindur ne Berat dhe banues Tiranë, Ervin Zini Toska, 28 vjeç, lindur në Berat dhe banues ne Tiranë.
Të dy shtetasit e lartë përmendur, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, përgjatë orëve të vona të djeshme, 28-vjeçarin Desart Sorra, të cilin fillimisht e kanë goditur me sende të forta dhe më pas (dy vëllezërit autor të dyshuar) kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.

Nëna shqiptare pyetet në Prokurori për zhdukjen e vajzës
Media italiane po hedh hipoteza dhe kundërhipoteza lidhur me fatin e nje vogëlusheje te rrëmbyer që në 2004-n, Denis Pipitone. Historia është bërë një thriller i vërtetë tashmë që një shqiptare rome mendohet se mund të jetë rrëmbyesja e vajzës. Nga autoritete të ndryshme vijnë të dhëna kontradiktore nëse shqiptarja rome, Violeta Rizai, rreth 30 vjeç, ka rrëmbyer pikërisht vogëlushen italiane, Denise Pipitone, apo ndonjë fëmijë tjetër. Arsyet për ngritjen e këtyre hipotezave janë vetë fakti se analizat e gjakut mes gruas rome dhe fëmijës që ngjason me Denisën dëshmojnë se ato të dyja nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Për të marrë një përgjigje rreth kësaj çështjeje, dje Prokuroria e ishullit grek Kos mori në pyetje ciganen shqiptare, Rizai që pretendon se është nëna e fëmijës 8-vjeçar. Prefektja greke Kypreou ka thënë se gruaja rome me shtetësi shqiptare vazhdon të insistojë duke deklaruar se është mamaja e vajzës. Prania e kësaj të fundit në ishullin grek Kos ishte njoftuar nga një turiste italiane. Gruaja rome nga Shqipëria ishte ndaluar korrikun e kaluar pasi ishte gjetur me dokumente false dhe i ishin dhënë 30 ditë për t’u larguar nga Greqia. Fëmija, ka shpjeguar prefektja, flet italisht më mirë se greqisht, ndërsa shqiptarja nuk flet asnjë fjalë në italisht. Por, kjo hipoteze ra menjëherë poshtë nga avokati i nënës së Denis Pipitone sipas së cilës vogëlushja e Kosit nuk flet asnjë fjale italisht.

13 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›