Zgjedhjet 2009, PD, PS dhe LSI me kandidatura të reja për Tiranën
Si do të ndryshojë lista e deputetëve në krahasim me zgjedhjet e 3 korrikut 2005. Shumë pak kandidatë të 2005-s pritet të rikandidojnë sërish në 2009-n
Shaban Sulçe
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet të ndryshojnë, pothuajse totalisht, konfigurimin e listës së kandidatëve të tre partive kryesore, PD, PS dhe LSI, për qytetin e Tiranës. Vetëm një pjesë mjaft e vogël e kandidatëve të këtyre tri partive që konkurruan në zgjedhjet e 3 korrikut 2005 pritet të kandidojnë sërish në zgjedhjet e ardhshme në kryeqytet. Arsyet janë të shumta, por lidhen në radhë të parë me luftën e brendshme që ka shpërthyer në tri partitë kryesore, për shkak të pragut të ulët elektoral që ka qarku i Tiranës. Tashmë garantimi i emrit në listën për Tiranën përbën një ambicie të madhe për të gjitha figurat kryesore të tri partive të sipërpërmendura, pasi në këtë qark shanset për të siguruar hyrjen në Parlament janë më të mëdha se në qarqet e tjera. Një tjetër arsye e moskandidimit të kandidaturave të 3 korrikut 2005 të PD-së, PS-së dhe LSI-së duket se ka të bëjë edhe me detyrimin e këtyre tri partive për të përmbushur kërkesat e partive që do t’u bashkohen koalicioneve të drejtuara prej tyre.
Partia Demokratike
Burime nga Partia Demokratike kanë bërë të ditur se do të ketë një përmbysje të listës së kandidatëve për deputetë në kryeqytet, krahasuar kjo me listën e kandidatëve të paraqitur në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut 2005. Kjo dhe për faktin se ndryshimi i sistemit zgjedhor nga proporcional i përzier me maxhoritar, në proporcional rajonal, ka ndryshuar përqindjen elektorale për t’u bërë pjesë e legjislativit. Në bazë të ndryshimeve, sipas ekspertëve, Tirana do të jetë qyteti me pragun më të ulët elektoral për t’u futur në Kuvend. Pikërisht për këtë arsye pritet që në kryeqytet të vendoset i gjithë lidershipi i Partisë Demokratike. Madje, sipas burimeve, që tani ka filluar lufta e “bërrylave” brenda selisë blu. Shumica e deputetëve apo e individëve po mundohen të qëndrojnë sa më pranë kryetarit Berisha për të garantuar një zonë në kryeqytet. Por së pari mendohet se në Tiranë do të përqendrohen një pjesë e mirë e ministrave të kabinetit qeveritar. Në listën e vitit 2005 vihen re emrat e Majlinda Bregut, Lulzim Bashës, Ylli Pangos, Bujar Nishanit, Besnik Mustafajt, Edi Palokës, të cilët priten të jenë edhe gjatë zgjedhjeve të vitit 2009. Ndërkohë që pjesa tjetër, shumica e të cilëve kanë rezultuar humbës në zgjedhjet e 2005-s, nuk kanë shanse të jenë më pjesë e listës për zgjedhjet e vitit 2009. Me dyshim shikohet rikandidimi në Tiranë i emrave dytësorë të PD-së. Kryesisht kjo parti pritet që në kryeqytet të vërë individë me peshë, që janë imazhi i partisë. Madje dhe figura të spikatura, të cilët gjatë zgjedhjeve të 2005-s mund të kenë pasur zonë elektorale shumë larg kryeqytetit, pritet të afrohen në Tiranë për t’i garantuar atyre një karrige në Kuvendin e Shqipërisë. Por, duhet pasur parasysh dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit midis PD-së dhe partive aleate. Nëse ndodh kjo, disa zona elektorale në kryeqytet mund të rezervohen kryesisht për kryetarët e partive të vogla të djathta. Megjithatë, gjithçka do të konkretizohet me fillimin e fushatës zyrtare, e cila do të vërë në dukje emrat spikatës që do të përbëjnë listën e PD-së në Tiranë.
Partia Socialiste
Në listën e deputetëve të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e ardhshme duket se të sigurt e ka kandidimin vetëm zëdhënësja e kryesisë, Mimi Kodheli. Kjo pasi shumica e kandidatëve që konkurruan në zgjedhjet e 2005-s në kryeqytet i humbën zgjedhjet, çka do të thotë se mundësitë e tyre për rikandidim janë pothuajse zero. Anastas Angjeli, Arben Ahmetaj, Igli Toska, Petrit Malaj dhe Spartak Poçi do të vazhdojnë të paguajnë koston e humbjes së këtyre zgjedhjeve, sepse sipas të gjitha gjasave, nuk kanë asnjë shans që të kandidojnë sërish për PS-në në kryeqytet, në zgjedhjet e vitit 2009. Gjithashtu, ish-kandidati Luan Rama tashmë është larguar me LSI, ndërkohë që Majlinda Keta është bashkuar me partinë e re të Petro Koçit. Nga ana tjetër rikandidimi i deputetëve aktualë, Andis Harasani, Shpëtim Idrizi, Ermelinda Meksi dhe Musa Ulqini mbetet i pasigurt në zgjedhjet e ardhshme në qarkun e Tiranës. Për rikonfirminin e tyre ka mjaft pikëpyetje dhe nuk dihet nëse lidershipi i PS-së do të vendosë emrat e tyre në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës. Një gjë është e sigurt: Partia Socialiste pritet që të paraqitet me emra të tjerë kandidatësh në zgjedhjet e ardhshme.
Lëvizja Socialiste për Integrim
Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila do të udhëheqë koalicionin “E majta për integrim”, pritet të shfaqet edhe ajo me kandidatura të reja në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2009. Arsyet janë të shumta, por që gjithsesi ajo që vihet re është se shumica e kandidatëve që konkurruan në 2005-n janë zgjedhur nga Kryesia e LSI-së për të udhëhequr organizimin dhe objektivat në zgjedhje në qarqet e tjera të vendit. Ndër ta mund të përmenden emrat e Petrit Vasilit, Monika Kryemadhit, Sokol Axhemit dhe Edmond Haxhinastos, të cilët janë caktuar nga LSI-ja si sekretarë rajonalë respektivisht për qarqet Elbasan, Dibër, Kukës dhe Berat. Çka do të thotë se me shumë mundësi ata do të kandidojnë në këto qarqe në zgjedhjet e ardhshme. Gjithashtu dy ish-kandidatë, Adrian Dule dhe Etleva Bisha, nuk kanë asnjë shans për të rikandiduar me LSI-në në zgjedhjet e ardhshme, pasi nuk janë më pjesë e kësaj force politike. Ish-kandidatët Armond Halebi dhe Viron Bezhani janë përfaqësues të LSI-së në pushtetin vendor, përkatësisht Halebi, kryetar i Njësisë Bashkiake Nr. 9, dhe Bezhani, anëtar i Këshillit Bashkiak të kryeqytetit. Në këtë mënyrë rikandidimi i tyre në 2009-n ka pak shanse të ndodhë. E vetmja kandidaturë e LSI-së e sigurt duket se do të jetë ajo e zëvendëskryetarit, Pëllumb Xhufi.
Kandidatët për deputetë në qytetin e Tiranës, në zgjedhjet e 3 korrikut 2005
PD PS LSI
Bamir Topi Mimi Kodheli Ilir Dashi
Besnik Mustafaj Luan Rama Armond Halebi
Lulëzim Basha Arben Ahmetaj Edmond Haxhinasto
Bujar Nishani Igli Toska Monika Kryemadhi
Apollon Baçe Ermelinda Meksi Petrit Vasili
Shaban Memia Andis Harasani Adrian Dule
Edi Paloka Shpëtim Idrizi Viron Bezhani
Ylli Pango Anastas Angjeli Edmond Panariti
Majlinda Bregu Petrit Malaj Sokol Axhemi
Gëzim Karapici Majlinda Keta Sokol Nako
Spartak Ngjela Spartak Poçi Etleva Bisha
Neritan Sejamini Musa Ulqini Pëllumb Xhufi
13 Shtator 2008