E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bukur ëëëë? Një kafkë po të flet!"

Dëgjojmë përditë se vetëm politikanët jetojnë mirë në këtë vend. Ata kanë mundësi të udhëtojnë çdo fundjavë jashtë për të pushuar, ata kanë kostume, makina e orë të shtrenjta. Gratë e tyre janë në punë të rehatshme dhe kanë makina luksoze. Fëmijët e tyre shkojnë në shkolla të shtrenjta e në kolegeje super të shtrenjta jashtë vendit. Familjet e politikanë kanë mundësi të kurohen jashtë, të shkollohen jashtë, të pushojnë jashtë. Kurse Shqipëria ku zvarritemi përditë në pluhur dhe papunësi ne të tjerët, për ta në fakt është vetëm vendi ku ata mbushin thesin me para që të vazhdojnë të jetojnë mirë. Ndaj po i drejtohem me këtë letër tek "Shekulli", një politikani. Bukur ëëëë? Një kafkë po të flet. Nuk po dëgjon t'i zoti pushtetar ? Jam një nga ato kafka që mëkati i pritjes e ka lënë në harresë. Nuk më dëgjon ëëëë? Nuk mund të përqendrohesh aspak? Aspak, aspak? As 1 sekondë, as 1/100 e sekondës? Me ty po flas? Me dëgjon? Ke të drejtë, me fal. Si mund të përqendrohet një qenie si ty. Truri yt flet vetëm me vetveten. Ka plot si ty. Madje, aq shume sa keni ndotur dhe ambientin. Pse je kaq skeptik? Kaq monstruoz? Pse kjo veshje ndonëse e zgjedhur me një gusto paksa klasike bën një kontrast me qenien tende prej muzhiku? Pse kjo makine kaq luksoze është transformuar në një autokombajnë që në fushën prej 28.748 km2 e mbjellë me "kafka që jetojnë", pret të korrë viktimën e radhes? Kur do flasim prapë o personalitet i degjeneruar, o kulm i injorancës njerëzore? Apo ty të vjen zëri vetëm për fushata e fitore, o inteligjencë mediokre, o llum i shoqërisë që të ka zënë truri kore? E kuptova. Ti dëgjon vetëm në mitingje e fushata ku popullin heq nga kafshata, për të dëgjuar mashtrimet e gjata.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›