E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ku sëmuret ekonomia më e fuqishme, të tjerët teshtijnë"

Në krizën e hipotekave në SHBA ekspertët evropianë e kanë nënvleftësuar marrëzinë e një sistemi kredidhënieje pa rregulla. Bankat, që kreditë me risk ua kanë shitur më tej për hir të përfitimit shoqërive të tjera, tani nuk janë më në gjendje të llogarisin aftësinë e vet kredituese. Pasi plasi tullumbaci amerikan i pasurive të patundshme, konsumi i buxheteve private bie dhe hopi ekonomik mbetet në vendnumëro. Në fund të mandatit, Bushin e kërcënon inflacioni. Në këtë rast, vlen teoria e njohur e efektit domino: kur ekonomia më e fuqishme në botë sëmuret, teshtijnë të tjerët. Në ekonomi, ashtu si kudo ndodh, kur themelet nuk janë të qëndrueshme, shumë shpejt mund të rrëzohet e gjithë shtëpia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›