Policia, suksesi i vetëm i ditë të protestës së opozitës

Uniformat blu të policisë, me sjelljen e tyre këto ditë, dhe veçanërisht dje, kanë demonstruar një humanizëm të pashoq.
Në qoftë se do të bëhej ndonjë bilanc i situatës së këtyre ditëve, duke futur edhe zhurmnajën e Edi Ramës, apo edhe provokimet bajate të Pandeli Majkos e Alfred Dalipt, me “polic josshqipfolës”, nuk mund të rrihet pa arritur në një konkluzion, sipas të cilit, uniformat e policisë, kanë qenë suksesi i vetëm i këtyre ditëve.
Përpos profesionalizmit të tyre, apo edhe trajnimeve ndërkombëtare, sjellja mbresëlënëse e policisë në këto ditë, lidhej më tepër standardin dhe modelin e ri, tashëm të ngritur në nivel institucional, në bazë të të cilit, polica veron jo si modeli i policisë së vitit 1997 e më pas.