E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhgënjimi post protestës së djeshme, qiriu në gojën e Elsës e Oltës dhe ngashërimi i mamasë së Erion Veliajt

Kronika e grevës së urisë, vëzhguar sipas standardeve alla “Big Brother” (14)

Objekt bisede për gjatë gjithë ditës së djeshme në çadrën e grevës së pretenduar të urisë, ka qenë ora 18.00, e paralajmëruar si ora “kur do të bëhej nami”.
Gjithë grevistët “e mbetur”, meshkuj e femra, masturboheshin dje, duke i bërë qejfin vetes, se po faronte fundi i ngujimit të tyre, por edhe fillimi i “lirisë”.
Zhgënjimi ishte i madh, jo pse para çadrës së tyre nuk ishin mbledhur 1 milion e 300 mijë persona, sikurse talli bythën një ditë më parë Spartak Ngjela, por se edhe ata që u grumbulluan, nuk ishin asgjë më shumë se ca “mbushës”, të cilët nuk ndezën asnjë dritë jeshile, për një dalje të mundshme nga ngujimi i “të mbeturve” në çadrën e ngujimit.
Protesta e “nam-bërjes” e paralajmëruar për të filluar në orën 18.00, të mbrëmjes së djeshme, me fillimin e saj rreth një orë me vonesë, u duk sikur e paratha, që nuk do të ishte asgjë, veç një tubim i zakonshëm, me pjesëmarrjen e aq personave, sa mund të grumbullonte edhe Fiqir Xibri i vetëm...
Me pak fjalë, ishin grumbulluar aq persona jashtë çadrës së grevës së urisë, aq sa gjendeshin edhe brenda çadrës. E thënë më ndryshe, në segmentin para dy kullave mbrëmë, kishte më shumë policë, se sa “shkodranë” që Edi Rama bënte sikur po i mbante nën kontroll, a thua se ajo turmë halabakësh, që shtyheshin me njëri-tjetrin, vetëm “mesazhi” i kryebashkiakut e frenoi.
Në komentet e post protestës së paralajmëruar me shumë zhurmë për mbrëmë, u mësua se dështimi i saj, ishte pjesë e strategjisë së Edi Ramës, që nga nevoja “për të vënë vetulla, nxori sytë”, duke trumbetuar se do të bënte “këtë” e “atë”...
Por e gjitha ajo zhurmnajë, ju kthye në boumerang..., sepse thashethemet për rrëmujë, trembën edhe nëpunësit e bashkisë së Tiranës.

* * *
Dita e djeshme, ka qenë më e vështira për Elsa Lilën. Dikush, besohet se ka qenë Shegushe Ligori, i kishte dhënë një poezi për të mësuar Elsa Lilës. Poezia për qiriun, i ngecte në gojë asaj dhe gjatë gjithë ditës së djeshme është ushtruar në ushtrimin më të vështirë të saj, që kishte të bënte me lakimin e emrit qiriu...
Emërore, qiriu, gjinor i(e) qiriut), dhanore qiriut, kallëzore qiriu, rrjedhore prej qiriut dhe thirrore o qiri, bërtiste Elsa Lila, për gjatë gjithë ditë së djeshme.
Të bërtiturat e saj, në nivelin e histerizmit, jo aq se e trembën Olta Xhaçkën, se sa e bënë të zilepsej, dhe të fillonte të artikulonte sipas mënyrës e qejfdashjes së saj, emrin qiriu nëpër gojë, sipas të gjitha mundësive dhe hamendësive që në një situatë normale, zor se ti rrek mendja...
Shkurt, metamorfoza në mendjen e Olta Xhaçkës, fiksonte në celuloidin e mundshëm skena me pullë të kuqe, të ndaluara për minorenë.
Duket, Elsa Lila nuk e kuptonte “hallin” e Oltës, e cila kishte zgjuar me mendjen e saj, frazën e famshme të urtë “ku dhemb dhembi, vete gjuha”...
Recitimi i poezisë për qiriun, plot sensibiletet e patos, nga ana e Elsa Lilës në mender protestën e paralajmëruar të opozitës, mësohet se nuk e qetësoi Oltën e shkretë, e cila për gjatë gjithë minutave të fjalimeve në podiume, por edhe deri natën vonë, artikulonte me zë të lartë duk e ndarë në rrokje emrin qi-ri-uuuuuuuuuu, lëshonte disa klithma si ujkonjë.
Nën një ndjenjë keqardhje, pasi Sabit Brojkkaj i bëri me shenjë mjekes deputete Klodiana Spahiu, kjo, (Klodiana), i nguli një goxha age në tule Olta Xhaçkës, duke i derdhur një qetësues, i cili duket se bëri efekt në trupin e drobitur të Oltës, për pak zjarr qi-riu...

* * *
Një nënë, i ka këputur shpirtin gjithë kalimtarëve të rastësishëm dje, e cila e ulur në byth në mes të trotuarit para dy kullave, qante me ngashërime. çudia në këtë skenë, qëndronte në faktin, se ndërsa kalimtarëve ju bënte përshtypje, “solidarët” e grevistëve të urisë, por edhe rojet private të Pjerin Ndreut, e përcillnin këtë skenë me indiferentizëm.
Mes këtij kontrasti, nuk mungonin kureshtarët, që vjedhurazi, duke pyetur “si me stil” arrinin të mësonin se ajo ishte Shqiponja, nëna e Erion Veliajt.
Pas këtij “iluminimi”, kishte nga ata që duke pretenduar se e mirëkuptonin dënesën e asaj gruaje, e lidhnin këtë skenë, me keqardhjen e saj për sakrificën e djalit.
Por jo...
Nga bisedat “informuese” me rojet private të Pjerin Ndreut, mësohej se dënesja e asaj gruaje, lidhej me kufizimin e së drejtës për grevistët e pretenduar të urisë, për të mos ngrënë ushqime nga shtëpia, që Edi Rama e kishte vendosur prej 24 orësh, si rregull të fortë.
Në këtë dënesje mësohej, se Shqiponja jo se kishte ndonjë merak, për të birin Erionin, por se i vinte keq, jo aq pse Erioni mund të mos i pëlqenin ushqimet e servirura nga Sabit Brokaj, por sepse, ushqimet tip “fast food”, që ajo kishte mbështjellë me letër alumin, mund t’i shkonin dëm, sepse nuk i konsumonte, asnjeri në shtëpinë e saj...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›