E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, supermasa në bregdet

 

DURRES - Aksidenti me vdekje i një të mituri në breg të detit nga një e re, që mësonte makinën u bë shkak që të mblidhen në një takim të jashtëzakonshëm drejtues të policisë dhe vendorë të Durrësit. Kryepolici Ilia Nasi, prefekti Klodian Pajuni dhe kreu i Këshillit të Qarkut Seid Kërtusha diskutuan masat në mënyrë që bregu i detit të mos shndërrohet në një vend guide për personat pa patentë. Drejtori i policisë së Qarkut nënvizoi se aksidentet rrugore marrin më shumë jetë sesa aktivitetet kriminale. Nasi bëri apel për rritjen e sigurisë në qarkullimin e autoveturave, duke kërkuar nga çdo efektiv përgjegjësi maksimale. Edhe prefekti Klodian Pajuni kërkoi patrullime të shpeshta, në mënyrë që bregu i detit dhe rrugët e Qarkut të jenë më të sigurta. Pas ngjarjes së pak ditëve më parë u vendos që bregdeti të jetë i superpatrulluar nga policë civilë dhe me uniforma.                                              o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›