E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të verbrit në protestë për pagat

 

BERAT - Shoqata e të verbërve në Berat protestoi dje, duke kërcënuar deri në grevë urie, në lidhje me kërkesat e parashtruara të tyre eko-nomike. Rreth 1 mijë anëtarë të kësaj Shoqate nga Berati, Skrapari dhe Kuçova kër-kojnë që qeveria të hedhë sytë nga kjo kategori. Kryetari i Shoqatës së të Verbërve Fitim Musabelliu, u shpreh se protesta e tyre është ekonomike. "Ne kërkojmë të na rritet paga, kërkojmë strehim dhe punësim", tha ai. Sipas protestuesve, ata kërkojnë të zbatohet vendimi nr, 277 për rritjen e pagës. Ata theksuan se sot paguhen me 55 mijë lekë të vjetra. Por nëse zbatohet ky vendim atëherë sipas tyre rroga iu arrin në 75 mijë lekë të vjetra. Gjatë protestës së zhvilluar para prefekturës së Beratit, të verbrit theksuan varfërinë e tejskajshme të tyre dhe harresën e kësaj kategorie.                                  d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›