E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, verifikon të gjithë benzat me 2 dyer

ELBASAN- Disa drejtues të një lloji të veçantë makine, “Mercedes benz” me dy dyer, janë shoqëruar për orë të tëra në policinë e Elbasanit duke u marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e 29-vjeçarit Erion Isai. Kjo pasi dëshmitë e dhëna nga persona që kanë qenë pranë tij në momentin e vrasjes kanë treguar se një makinë benz është parë në afërsi të rrugicës ku u gjet i vrarë 29- vjeçari . Kjo makinë ka qenë një tip i veçantë me dy dyer. Mësohet se janë verifikuar të gjithë automjetet benz i zi me dy dyer në të gjithë zonën e Elbasanit ndërsa pronarët janë marrë në pyetje lidhur me vendndodhjen e tyre dhe të automjeteve në momentin që është regjistruar krimi. Por megjithëse rreth pesë makina të tilla janë verifikuar dhe drejtuesit janë marrë në pyetje, asnjë nga ata nuk ka rezultuar i dyshuar për krimin e vrasjes. Gjithsesi policia ka filluar verifikimin e të gjithë automjeteve të këtij lloji benzi edhe në qytetet e tjera. Ndërkohë, me mbërritjen e familjarëve është bërë edhe ceremonia funerale e të riut, vrasja e të cilitmbetet e mbuluar me mister. As familjarët e tronditur nuk kanë mundur të japin shumë detaje mbi motivin e vrasjes që ka shokuar të gjithë Elbasanin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›