E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poliklinikat, ankohen të pasiguruarit

 

Urdhri për të mos pranuar falas në spital dhe poliklinika asnjë pacient të pasiguruar ka hasur mjaft kundërshti. Pacientët thonë se nuk kanë mundësi të japin 1500 lekë sa herë që shkojnë për një vizitë të thjeshtë në ambulancë. Sipas tyre, tarifa është shumë e lartë. Por mjekët janë të vendosur të zbatojnë urdhrin. Sipas tyre, është mjaft i drejtë. Përjashtim nga pagesa bëjnë vetëm invalidët, pensionistët, fëmijët, gratë shtatzëna, ushtarët dhe të papunët, të cilët mbulohen nga shteti. Qytetarët duhet të drejtohen pranë organeve të Pushtetit Vendor, nëse janë të varfër, të papune e në mënyrë që të pajisen me librezë shëndetësore për të marrë shërbimin mjekësor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›