Prifti: OSSH ka zbatuar kontratën
Mosmarrëveshjet mes OSSH dhe Entit Rregullator të Energjisë kanë qenë dje në qendër të konferencës së Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti. Ministri duke argumentuar zhvillimet e fundit mes palëve për çështjen e humbjes së energjisë në rrjet, tha se është e përcaktuar në kontratën e privatizimit që humbjet do të vendosen nga një kompani audituese e pavarur dhe këtë gjë OSSH e ka zbatuar. Por nëse pranohen humbjet në rrjet, automatikisht çekët do të rrisin çmimin e energjisë. ERE nga ana e saj e ka përcaktuar kërkesën e OSSH si të paargumentuar lidhur me shifrat 35.7% të humbjeve në rrjet. Duke komentuar “konfliktin”, Prifti tha se, në rast se palët do t’i drejtohen drejtësisë, probabilitetin për të fituar do ta ketë kompania private OSSH, duke përjashtuar ndërhyrjen e ministrisë në këtë çështje.