Tragjedi në Elbasan Dashuria e refuzuar, vret në klasë maturanten dhe veten
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Një histori dashurie e lënë përgjysmë...Një refuzim, që një 18-vjeçareje i ka kushtuar jetën. Bëhet fjalë për një 19-vjeçar, i cili i armatosur ka hyrë në një shkollë, duke terrorizuar nxënësit.
Ai ka shkuar në një klasë ku mësonte vajza që ai dashuronte dhe pasi i ka nxjerrë jashtë të gjithë nxënësit e tjerë ka mbajtur në klasë vetëm vajzën, të cilën e ka qëlluar me tre plumba pistolete, duke e lënë të vdekur në vend. Pak orë më pas ka vrarë dhe veten, me të njëjtën pistoletë që ka qëlluar vajzën e ëndrrave të jetës së tij. Kjo nuk është një nga ato ngjarjet që zakonisht ndodhin shumë larg vendit tonë, e kryesisht SHBA, që ka më shumë precedentë të kësaj natyre. Ngjarja ka ndodhur dje, në një nga shkollat e mesme të përgjithshme të qytetit të Elbasanit. Një krim i dyfishtë që ka shokuar të gjithë qytetin, ndërsa ka lënë shijen e tragjedisë në të dyja familjet e të rinjve.
Ngjarja
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Elbasanit në orët e para të mëngjesit, ku maturantja e shkollës Mahir Domi, Gerta Faja është ekzekutuar me armë zjarri në ambientet e klasës nga një 19-vjeçar nga Vlora. Endrit Llambraj ka hyrë në klasë gjatë pushimit pesë minutësh, ku me pistoletë në dorë ka nxjerrë të gjithë klasën jashtë. Nxënës të asaj shkolle dëshmojnë se autori ishte shumë i tronditur dhe para se të kryente vrasjen është grindur me vajzën, të cilën e ka bërë fajtore që nuk po e pranonte në një lidhje dashurie. Më pas ai ka qëlluar mbi vajzën, e cila ka gjetur vdekjen edhe pse është dërguar me urgjencë në spitalin e kirurgjisë së Elbasanit. Sipas zëdhënëses së policisë së Elbasanit, Valbona Begu, “i riu është larguar me vrap në drejtim të parkut “Rinia” e më pas unazës së qytetit, duke kundërshtuar edhe uniformat blu të cilët i bënin thirrje për tu dorëzuar, si edhe duke qëlluar në drejtim të tyre. Në vendin e quajtur “Belebe” shumë pranë varrezave publike 19-vjeçari ka vrarë veten me një plumb në kokë. Policia e Elbasanit bën me dije se nga këqyerja e kufomës së Endrit Llambrajt rezultoi se në rrobat e tij, konkretisht në xhepin e pantallonave i janë gjetur dhe tetë copë fishekë pistolete si dhe një sasi lënde narkotike, cannabis sattiva, me peshë 3 gr.
Historia
Sipas shokëve të klasës historia ka nisur 1 vit më parë, ku vajza është njohur me 19-vjeçarin në një ekskursion në Vlorë. Më pas ata kanë krijuar një lidhje telefonike dhe pasi vajza e ka refuzuar këtë histori dashurie, djali e ka kërcënuar. Presioni që ushtronte autori i vrasjes ka zgjatur për muaj me radhë dhe edhe pse maturantja nuk i ka dhënë shkak. Vlonjati shqetësonte edhe shokët e klasës së saj, duke i ofruar para në këmbim të lidhjes së kontakteve. Llambraj ka qenë edhe të hënën në shkollë për të takuar vajzën, por kjo qenë e pamundur, pasi vajza ka munguar atë ditë. Por, djali duket se ka qenë i vendosur në qëllimin e tij dhe ka shkuar sërisht të nesërmen në shkollën e vajzës, të cilën do ta linte të vdekur në vend nga plumbat e një pistolete. Menjëherë në vendngjarje kanë qenë shërbimet e policisë për të zbardhur ngjarjen. Ndërsa, mësohet se janë shoqëruar disa shokë të klasës së vajzës, roja dhe mësues të shkollës.
Drejtori i shkollës
“Agresori hyri nga dera e pasme e shkollës”
Drejtori i gjimnazit "Mahir Domi" në një prononcim për medien u shpreh se autori kishte hyrë në shkollë nga një derë sekondare dhe jo nga dera kryesore. Milan Xhudoviç tha se “mësuesit e dezhurnit, si në katin e parë të shkollës ashtu dhe në katin e dytë kanë qenë në krye të detyrës, por agresori ka hyrë jo nga dera kryesore por nga një portë sekondare”. Drejtori i shkollës informon se janë informuar prindërit dhe të gjithë nxënësit janë larguar në shtëpi.
Arrestohet roja, lejoi
të huaj brenda shkollës
Ka rënë në pranga roja i shkollës “Mahir Domi”, vetëm disa orë pas tragjedisë së ndodhur në shkollën e Elbasanit. Policia e Elbasanit ka bërë të ditur se, Naim Tahiraj është vënë në pranga pas zbardhjes së ngjarjes që tronditi jo vetëm qytetin e Elbasanit por gjithë vendin. Arrestimi i tij u bë pasi, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, duke lejuar persona të huaj dhe të pa autorizuar të futeshin në ambientet e shkollës.
Tafaj ngushëllon familjen: “Rasti, sporadik”
Ministri i Arsimit Muqerem Tafaj ka shkuar vetë në shkollën e mesme “Mahir Domi”, ku u vra maturantja Gerta Bahja. Ministri i Arsimit dhe Shkencës e ka cilësuar si shumë të rëndë ngjarjen e ndodhur në orën e parë të mësimit në shkollën e mesme “Mahir Domi” si dhe ka shprehur ngushëllimet për familjen e vajzës si dhe shokët e klasë së saj. “Ngjarja cilësohet mjaft e rëndë, biseduam me mësuesit për përballimin e kësaj situate, e cila ka prekur në veçanti nxënësit që kanë parë ngjarjen. Po bashkëpunojmë me Drejtorinë Rajonale të Arsimit si dhe drejtorinë e shkollës për të hartuar një program për mbështetjen e nxënësve për të kaluar këtë periudhë të vështirë, duke qenë se janë në prag të provimeve. Psikologu do të punojë intensisvisht në të këtë shkollë së bashku me mësuesit në veçanti me nxënësit e klasës së vajzës, e cila mbeti e vrarë” tha Ministri. Për sa i përket autorit i cili mundi të hyjë në shkollë e më pas në klasën e vajzës ministri deklaroi se “autori i ngjarjes ka qenë djalë i ri, i cili ka qenë e vështirë të dallohej nga nxënësit e tjerë. Ndërsa mënyrës se si ka arritur të hyjë në shkollë, organet kompetente të policisë po hetojnë”. Ministri shtoi se “të gjitha shkollat në Shqipëri janë të sigurta dhe ruhen nga organet kompetente.
Ky lajm është publikuar: 12/05/2010