Shumica, zvarritje të vazhdueshme për dosjen “Gërdeci”
Që nga imuniteti i Mediut deri te ligji për Prokurorinë. Sinjalet që dha publikisht ambasadori amerikan për qeverinë
Habjon Hasani
Tiranë - Që pas shpërthimit vdekjeprurës më 15 mars në Gërdec, hetimi i kësaj çështjeje është shoqëruar vazhdimisht me dritëhijet e “luftës” së ftohtë për bllokimin e hetimeve. Pas dy muajsh hetimi paraprak dhe intensiv nga Prokuroria, më 3 qershor të këtij viti, nga ambasadori amerikan do të vinte një deklaratë e fortë, e cila komprometoi publikisht rolin e qeverisë në raport me hetimet. Strumbullari ishte kërkesa e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Mediu. Pas mbërritjes së kësaj kërkese, kryeparlamentarja Topalli i dërgoi një përgjigje Prokurorisë, të cilën zyrtarë amerikan të Departamentit të Shtetit e quajtën si një “letër-horror”. Dukej sikur kryeparlamentarja ishte kthyer në gjykatëse duke i sugjeruar madje Prokurorisë se si duhej hetuar zoti Mediu. Ndërkohë që pas një takimi me kryeprokuroren Ina Rama, ambasadori Uidhers ka shprehur zhgënjimin e tij dhe të qeverisë amerikane për përpjekjet që janë bërë për të bllokuar hetimet për çështjen e Gërdecit. “Qeveria amerikane do të shihte e zhgënjyer dhe e alarmuar çdo lloj përpjekje për t’ia nënshtruar këtë hetim çfarëdo ndikimi të jashtëm. Është detyra kushtetuese e prokurores së Përgjithshme, dhe jo e ndonjë organi tjetër të qeverisjes, që të kryejë punën e saj pa pasur ndërhyrje. Që të ndodhë kjo është e domosdoshme që Parlamenti të trajtojë në mënyrë të menjëhershme çështjen e imunitetit parlamentar”, - deklaroi asokohe Uidhers.
Acarimi
Paralelisht me acarimin e marrëdhënieve mes Topallit dhe Prokurorisë, kryetarja e Kuvendit rrëzoi në mënyrë arbitrare edhe një kërkesë të opozitës për të ngritur një komision parlamentar hetimor për hetimin e kësaj ngjarjeje. Përgjigjja e Topallit ishte se derisa hetimet i kishte marrë në dorë Prokuroria, kjo nuk kishte pse të ndodhte, por një tjetër standard përdori maxhoranca në rastin e rrugës “Durrës-Kukës”, kur ajo vetë ngriti komision ndërsa Prokuroria po hetonte. Gjithsesi, ky qëndrim i maxhorancës nuk ra pa u vënë në sy ndërkohë që sinjalet nga Ambasada Amerikane vinin gjithnjë e më të qarta. “Qeveria dhe populli amerikan do të jenë thellësisht të shqetësuar nëse ndonjë faktor, parti, apo udhëheqës politik bën deklarata apo ndërmerr veprime që, në ndonjë mënyrë, do të përfshinin ndonjë axhendë politike në çka duhet të jetë një hetim i paanshëm dhe i pavarur, bazuar mbi sundimin e ligjit”, - tha ambasadori Uidhers, i cili shprehu mbështetjen ndaj kryeprokurores Ina Rama.
Ligji
Një tjetër “goditje” ishte projektligji gati “i fshehur” që Ministria e Drejtësisë përgatiti për Prokurorinë. Mënyra se si u hartua dhe përmbajtja e tij u komentuan shumë, ndërsa Prokuroria deklaroi së fundi se ky projektligj cenonte disa elemente thelbësore të punës së saj. Prokuroria e Përgjithshme ka nisur shqyrtimin e projektligjit mjaft të diskutuar, të hartuar nga Ministria e Drejtësisë, për organizimin e institucionit të akuzës. Ditë më parë gazeta “Albania” ngriti si shqetësim disa ndryshime që kishin të bënin me imunitetin e prokurorëve si dhe ndërhyrjen e Ekzekutivit edhe gjatë procesit të hetimit, pra ndryshimit të nenit 56, që lidhet me këtë çështje, nga i cili preken disa nga çështjet më të zëshme që janë në hetim, si ajo e tragjedisë së Gërdecit. Ndërkohë që vetëm pesë ditë më parë, një tjetër zhvillim hodhi dyshime lidhur me këtë çështje. Hetuesi i çështjes “Gërdeci”, Arben Frashëri, është tërhequr nga grupi hetimor për të kaluar zëvendësdrejtor i Policisë së Durrësit. Frashëri ishte njohur që nga fillimi me dosjen dhe zëvendësimi i tij nuk mund të kalojë pa fragmentim të hetimeve.
PRESIONET MBI HETIMIN
Kryeparlamentarja Topalli i dërgoi një letër kryeprokurores, ku i kërkonte se si “duhej” hetuar ish-ministri
Kryeparlamentarja i konsideroi provat dhe kërkesën e ardhur nga Prokuroria si joprofesionale
Kryeparlamentarja kërkoi prova shtesë që mund të cenonin “publikimin” e detajeve të rëndësishme të çështjes
Ministria e Drejtësisë hartoi paralelisht një projektligj, që cenon bazat e veprimtarisë së Prokurorisë
Projektligji lejon ndërhyrjen paraprake në hetimet për dosjen “Gërdeci”
Ministria e Brendshme zëvendësoi tri ditë më parë një prej hetuesve të dosjes, duke krijuar fragmentizim në hetime
16 Shtator 2008