E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politekniku,‘Honoris Causa’,për Leonard Barollin

 

Dje në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës, Senati  zhvilloi ceremoninë e dorëzimit të diplomës “Doctor Honoris Causa” për zotin Leonard Barolli. Ky aktivitet u zhvillua nën kujdesin e rektorit të këtij universiteti Jorgaq Kacanit. Pjesëmarrja në këtë aktivitet ishte në rang akademik, kombëtar edhe ndërkombëtar, ku nga pala shqiptare merrnin pjesë, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Akademik, Prof. Dr. Gudar Beqiraj, Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Dhori Kule, Rektori i Universitetit Bujqësor të Kamzës Prof. Dr. Fatos Harizaj dhe një delegacion prej 17 përfaqësuesish në rang akademik nga Universiteti ‘Fukuoka” në Japoni. “Të nderuar senatorë të UPT, është nder i madh për mua që të paraqes para jush mbështetjen time për dhënien e titullit Doktor Honoris Causa për Prof. Leonard Barolli, një personalitet i shquar në fushën e Teknologjisë së Informacionit, në mjediset botërore akademike”, tha Kaçani gjatë ceremonisë. Ai shtoi se në sajë të kontributit të Prof. Barollit është bërë e mundur mbështetja me pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare të IEEE (International Electrical and Electronic Engineering) në Angli, Austri, Spanjë, Japoni, të pedagogëve të UPT. “E vlerësoj maksimalisht kontributin e  Leonard Esat Barolli për vendin tonë dhe e mbështes fuqimisht dhënien e titullit Doctor Honoris Causa”, tha kryerektori Jorgaq Kacani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›