Politika: Pango të japë dorëheqjen
Pas pezullimit pa afat nga FIFA, ka reaguar edhe politika. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, kërkoi dorëheqjen e ministrit Pango dhe i kërkoi Kryeministrit të mos ndërhynte në punët e futbollit. "Ministri Pango duhet të japë urgjentisht dorëheqjen", tha ai. "Kryeministri Berisha duhet të mbajë larg duart nga futbolli, pasi në kohën kur Shqipëria kërkon të hyjë në NATO, këta (qeveria) na nxjerrin nga FIFA". Rreth kësaj çështjeje ka folur edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino: "Kemi të bëjmë me një vendim në dëm të futbollit shqiptar. Pra, duhet kuptuar se FIFA nuk bën me gjasme, por ka vendime të qarta. Fakti që na kanë këshilluar disa herë dhe në rastin konkret qeveria dhe ministri i linjës nuk ka firmosur siç duhet statutin, do të thotë se është mësim i mirë që i jepet qeverisë. Por është për të ardhur keq që ky vendim është në dëm të sportdashësve dhe futbollit shqiptar. Ndërkohë, askush në Ministrinë e Sporteve nuk ka reaguar rreth përjashtimit, institucioni ishte i mbyllur për festën e Ditës së Verës...