Politika kerkon hetimin e vrasjes se kater policeve
11/08/2009 Socialistët do të kërkojnë hetim parlamentar për masakrën e 7 gushtit
Pirro Lutaj: Kush urdhëroi nisjen e aksionit?
Në axhendën e komisionit parlamentar do të jetë edhe vrasja e ish-deputetit Fatmir Xhindi
Partia Socialiste në fillim të legjislaturës së re pritet të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, i cili do të ketë si qëllim zbardhjen e të gjitha procedurave që çuan në organizimin e operacionit për kapjen e Dritan Dajtit. Deputeti socialist Pirro Lutaj deklaroi ditën e djeshme se ai do të marrë këtë nisëm parlamentare, por, para se ta paraqesë atë në Parlament, do të kërkojë mbështetje në strukturat e partisë së tij. Duke sqaruar tipologjinë, punën dhe qëllimin e ngritjes së këtij komisioni të përkohshëm parlamentar, Lutaj thekson se komisioni parlamentar do të konsistojë në zbardhjen e ngjarjes dhe mbi të gjitha cili ishte personi që urdhëroi ndërmarrjen e këtij operacioni për kapjen e të shumëkërkuarit Dritan Dajti nga policia. Lutaj thekson se është shumë i nevojshëm një hetim i saktë për të zbuluar të fshehtat e masakrës së të premtes së kaluar, datë 7 gusht, në plazhin e Durrësit, ku mbetën të vrarë katër punonjës së policisë pas një shkëmbimi zjarri me Dritan Dajtin. Sipas tij, komisioni përveç masakrës së 7 gushtit duhet të hetojë edhe vrasjen e is-deputetit të PS-së Fatmir Xhindi. “Një nga objektet e punës së Parlamentit do të jetë edhe ngritja e një komisioni për të verifikuar veprimtarinë e Policisë së Shtetit në mënyrë të veçantë në këto 2-3 ngjarje të rënda të kohëve të fundit. Kemi rreth tre muaj që është ndarë nga jeta ish-deputeti i PS-së Fatmir Xhindi dhe nuk flitet asnjë fjalë për të. Nuk janë të rastësishme ngjarjet e rënda që kanë ndodhur, janë vrarë qytetarët në mes të qytetit, janë vrarë funksionarë të lartë të shtetit”, - tha deputeti socialist. Pirro Lutaj, ish-drejtori i Policisë së Burgjeve në kohën kur Dritan Dajti arriti të arratisej nga gjykata e Tiranës, thotë se gjatë hetimit parlamentar do të verifikohet edhe fakti nëse ka pasur ndonjë plan konkret për arrestimin e të shumëkërkuarit Dritan Dajti. Deputeti socialist shprehet me tone kritike ndaj strukturave të Policisë së Shtetit. Ai deklaron se ngjarja tragjike është pasojë e mosbesimit që ekziston midis strukturave të Policisë së Shtetit, mosbesim i cili evitoi, sipas tij, edhe forcat e RENEA-s, të cilat janë të specializuara për arrestime të tilla. “Ka një paaftësi ekstreme dhe mungon besimi te strukturat e policisë. Nuk ka si shpjegohet ndryshe. Siç po thuhet, është shmangur struktura që shteti shqiptar e ka ndërtuar për ndërhyrje të tilla, RENEA, dhe është futur për të bërë një operacion të tillë një strukturë e cila është për teknika të veçanta të hetimit”, - thotë ai. Sipas ligjvënësit socialist, struktura ku bënin pjesë katër policët e vrarë ka për detyrë gjurmimin e të arratisurit nga burgu. “Në atë kohë unë kam qenë drejtor i policisë së burgjeve, kur është arratisur Dritan Dajti. Ai ka ikur nga duart e strukturave të Policisë së Shtetit në mënyrë spektakolare”, - thotë ai. Lutaj kërkon që drejtori i përgjithshëm i Policisë së bëjë transparencën e operacionit.
Partia Socialiste ditën e varrimit të katër policëve të vrarë, të cilët u shpallën “Dëshmorë të kombit”, shprehu ngushëllimet përmes kryetares së grupit parlamentar Valentina Leskaj. Ajo e cilësoi ngjarjen si shumë të rëndë dhe bëri një apel për mbrojtjen e forcave të rendit. “Dua të shpreh tronditjen e thellë për këtë dhimbje të madhe jo vetëm për familjen, por për shqiptarët dhe forcat e rendit”, - deklaroi Leskaj pas homazheve në Pallatin e Kongreseve. Ajo shprehu ngushëllimet në emër të Partisë Socialiste për familjet e të rënëve në krye të detyrës. Sipas saj, ky duhet të jetë një apel i fortë për mbrojtjen e forcave të rendit, që kryejnë një detyre fisnike dhe që bëhen viktimë e krimit.
Ngjarja
Masakra ndodhi rreth orës 14:00 të ditës së premtes, datë 7 gusht, në sektorin “Iliria”, fare pranë pistës së quajtur “Breshka”. Katër efektivë të operacioneve speciale kanë mbetur të vrarë në vend, ndërsa Dritan Dajti është plagosur. Burime policore kanë bërë të ditur se gjatë këtij aksioni janë vrarë policët Fatos Xhani, 35 vjeç; Altin Dizdari, 33 vjeç; Sajmir Duçkollari, 32 vjeç; Kastriot Feska, 40 vjeç.
Hetimet
Tri ditë pas masakrës, ku u vranë 4 oficerë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka formuluar akuzat për autorët e ngjarjes së rëndë të 7 gushtit. Sakaq janë zbardhur edhe disa detaje të kësaj ngjarjeje të rëndë, ku për të sqaruar deri në hollësinë më të vogël këtë masakër janë angazhuar rreth 50 oficerë e agjentë, të cilët po merren kryesisht me identifikimin e të gjithë anëtarëve të rrjetit që kryesohej nga kapoja Dritan Dajti.
Ish-ministri i Rendit Neritan Ceka
“Drejtësia të zbulojë gabimet e mundshme gjatë operacionit”
Presidenti i partisë “Aleanca Demokratike”, ish-ministër i Rendit Publik në vitin 1997, Neritan Ceka, duke folur mbi ngjarjen e 7 gushtit, ku mbetën të vrarë katër punonjës të Policisë së Shtetit, vlerëson si gabim mungesën e veshjeve të domosdoshme nga ana e policëve gjatë aksionit. Duke folur në cilësinë e ish-ministrit të Rendit, Ceka i mëshon kështu më shumë gabimit për mospajisjen e policëve me veshjet e duhura. Sipas tij, operacioni nga ana e katër uniformave të Policisë së Shtetit u organizua me shumë kurajë dhe se duhej të paralizonte të shumëkërkuarin Dritan Dajti. “Mendoj se operacioni është zhvilluar me guxim, duhej të çonte në paralizimin e të kërkuarit, por reagimi ka qenë jashtë parashikimit”, - thotë ai. Duke analizuar më tej situatën pas tragjedisë, ish-ministri i Rendit Publik në vitin 1997 deklaron se edhe organi i akuzës duhet të hetojë dhe të zbardhë enigmat e operacionit. “I takon prokurorisë të përcaktojë modalitetin se si është zhvilluar ky aksion për të zbuluar gabimet e mundshme”, - theksoi Ceka. Ish-ministri Ceka thekson se të gjitha hallkat e drejtësisë duhet të përmbushin detyrimet e tyre. “Drejtësia do të bëjë punën e vetë për dënimin e përgjegjësve, por duhen nxjerrë edhe mësime për pajisjen e njerëzve që marrin pjesë në aksione të tilla me të gjitha mjetet e nevojshme”, - deklaroi Neritan Ceka në një prononcim për mediet.
Reagimi për komisionin hetimor
Demi: Të fillojë Parlamenti, pastaj shohim
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, deputeti i Partisë Demokratike Leonard Demi, ka deklaruar se ngritja e një komisioni hetimor për zbardhjen e procedurave të ndjekura për të ndërmarrë arrestimin e të shumëkërkuarit Dritan Dajti nga katër efektivët e Policisë së Shtetit do të vlerësohet pas nisjes zyrtarisht të legjislaturës së re parlamentare. “Të mblidhet një herë Parlamenti dhe pastaj shohim”, - deklaroi Demi. Duke iu përgjigjur në distancë kërkesës së kolegut të tij të Partisë Socialiste Pirro Lutaj për institucionalizimin e një komisioni të përkohshëm hetimor, deputeti demokrat tha se është në dorën e deputetit Lutaj të ndërmarrë nisma të tilla për ngritje të një komisioni hetimor.
Ndërkohë në Rregulloren e Kuvendit, ai sqarohen edhe kushtet dhe procedurat e ngritjes së një komisioni të posaçëm hetimor parlamentar. Në nenin 25 të Rregullores sqarohet se si mund të arrihet ngritja e një komisioni hetimor. “Kuvendi ka të drejtë, dhe me kërkesën e një të katërtës së të gjithë anëtarëve të tij është i detyruar, të caktojë një komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë”, - thuhet në nenin përkatës. Në pikën 2 të nenin 25 të Rregullores së Kuvendit sqarohet se komisionet hetimore të Kuvendit veprojnë sipas procedurës së parashikuar me ligj.
Ish-ministri Petro Koçi
“Bujar Nishani të japë menjëherë dorëheqjen”
Ish-ministri i Rendit Publik Petro Koçi ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bujar Nishani pas masakrës së të premtes së kaluar. Në një deklaratë për mediet Koçi ka thënë se tragjedia e 7 gushtit ishte pasojë e pashmangshme e mangësive në organizim, drejtim dhe ekzekutim të forcave të rendit shqiptar dhe për këtë arsye dikush duhet të përgjigjet. “Mendoj se përveç masave administrative në rang të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë duhet të kemi dhe një reflektim të përgjegjshëm dhe serioz nga ana e ministrit të Brendshëm, i cili pas kësaj ngjarjeje mendoj se duhet të japë dorëheqjen”, - ka deklaruar ish-ministri Koçi. Sipas tij, në radhët e policisë përveç shkarkimeve duhet të ketë edhe ndjekje penale për drejtuesit e operacionit. Koçi nënvizon se gjatë këtij operacioni ka pasur mangësi dhe për rrjedhojë duhen identifikuar përgjegjësitë konkrete dhe për pasojë dhe masa të shpejta e të rrepta administrative. “Duke u nisur nga të dhënat paraprake, kemi të bëjmë me një mangësi të theksuar profesionale. Organizimi dhe drejtimi i këtij operacioni përmban përgjegjësi të mëdha, të cilat duhen identifikuar. Gjithashtu pas një procesi hetimor besoj se duhet të ketë edhe pasoja të tjera”, - ka deklaruar ish-ministri i Rendit Publik gjatë qeverisjes së vendit nga Partia Socialiste. Duke analizuar tragjedinë, ku humbën jetën katër oficerë të Policisë së Shtetit, Koçi thotë se ngjarja rikthen në kujtesë vitin 1997. “Kjo është një ngjarje që na rikthen atmosferën e vitit ’97, kur në Shqipëri sundonte krimi dhe jo ligji, sundonin bandat dhe jo strukturat e policisë”, - deklaroi ish-ministri i Rendit Petro Koçi.