Politika përballë ekonomisë
ADRIAN CIVICI
Politika shqiptare, akoma e mbërthyer në ngërçin e "kutive të votimit", ka muaj të tërë që duket se e ka kaluar në plan të dytë ekonominë. Në përpjekje për të zgjidhur krizën e legjitimitetit të përfaqësimit dhe qeverisjes, energjitë politike duket se po vazhdojnë të harxhohen larg ekonomisë dhe problematikës së saj. Bile edhe qëndrimet ndaj krizës apo efekteve të saj në ekonominë shqiptare gjatë dy viteve të fundit, më shumë kanë qenë vlerësime politike sesa reagime profesionale e teknike. E gjithë kjo situatë, nuk është thjesht dhe vetëm pasojë e tensionit të lartë politik të kohëve të fundit, por mbi të gjitha është vazhdë e një tradite të vjetër, që shumë pak e përball politikën me rezultatet reale ekonomike e sociale të vendit. Duket se ne e kemi shumë zor të "kapim trenin" dhe trendin e zhvillimeve moderne, kur është fjala për modernizimin e politikës përballë ekonomisë dhe "kërkesave" të saj. Dekada e parë e shekullit të XXI-të, dhe në mënyrë të veçantë kriza globale financiare e ekonomike, po e vendos përsëri politikën, të majtë apo të djathtë, përballë "kapriçove" dhe nevojave të ekonomisë. Debatet dhe zgjedhjet më të mëdha politike në këto dy vitet e fundit, dhe sidomos zgjedhja e "paketave mbështetëse anti-krizë", u zhvilluan në shtratin e dilemës klasike: "shtet dhe qeverisje sa më sociale apo thjesht efektivitet ekonomik?". Megjithëse me emra të shumtë si "Plani Paulson", "Plani Bush", "Masat e administratës Obama", "Propozimi Sarkozy", "Paketa Merkel", "Plani Broën", "Rekomandimet e FMN-së", "Pozicioni i OECD-së", "Vlerësimet dhe rekomandimet e Bankës Botërore"etj., thelbi i qëndrimeve dhe veprimeve politike ishte "masa dhe thellësia e ndërhyrjes shtetërore" dhe shkalla e përdorimit të fondeve publike në përballimin e efekteve të krizës. Në Shqipëri, deri pak javë më parë, politika jonë kishte vetëm dy qëndrime: "nuk kemi absolutisht asnjë problem me krizën sepse gjithçka është pozitive në zhvillimin tonë", dhe "gjithçka është në krizë dhe kolaps të plotë". Pasojë kryesore e këtij qëndrimi është dhe fakti se të dy krahët kryesore të politikës sonë e kanë zor të ndjekin me eficencë trendin e zhvillimeve moderne në konceptet dhe praktikat politike, sidomos në raport me zhvillimet ekonomike dhe sociale moderne.
Pothuajse gjatë gjithë shekullit të kaluar, diferencat ndërmjet krahëve të politikës ishin qartësisht të dallueshme në objektivat, instrumentet, politikat ekonomike dhe klasat apo shtresat sociale që përfaqësonin dhe mbronin. E majta, shpesh me trashëgimi "marksiste e sindikaliste" por e orientuar nga "keinsianizmi", kalin kryesor të betejës kishte "ndërhyrjen në ekonomi dhe shtetin social" ,ndërsa e djathta, më tradicionaliste e konservatore, ka privilegjuar "shtetin minimal, tregjet dhe liberalizmin ekonomik". Por, në këtë dhjetëvjeçar të ri, përballja e politikës dhe vendimmarrjes së saj specifike për çështjet e zhvillimit ekonomiko-social të çdo vendi po bëhet e kushtëzuar me disa fenomene tipike e të qëndrueshme, të tilla si globalizimi, integrimet rajonale, krizat apo siç quhen ndryshe "sfidat e modernizimit" të shekullit të XXI-të. Thelbin e kësaj situate të re e shprehin dy koncepte apo filozofi politike. Formula e famshme e ish-kryeministres britanike Thatcher-it, e quajtur "TINSA" ("There is no specific alternative"-nuk ka alternativë specifike) dhe filozofia e cilësuar si "sentenca e 5 fjalëve e Presidentit Francez, Sarkozy, që në fillim të mandatit të tij përsëriste shpesh se "ëhat counts is ëhat ëorks", dmth, "ajo që funksionon është e pranueshme". Tashmë, në Evropë, në SH.B.A, në vendet me ekonomi emergjente, vendet në zhvillim apo dhe ato të varfra, të gjithë janë të bindur se partitë e majta, të djathta apo të moderuara të qendrës "kanë filluar të përballen çdo ditë e më tepër me fundin e një cikli ideologjik e politik" që i përkiste një periudhe të caktuar të zhvillimit ekonomik e politik të botës. Projektet reformiste teknokratike, që lulëzuan me shumicë në vitet '80-'90 të shekullit të XX-të, të stilit të "rrugës së tretë" apo të "qendrës moderne",të "radikalizmin neo-liberal" apo "konservatorizmit tradicional", etj., nuk janë më të afta të formulojnë projekte politike specifike "të pastra", që mund të mobilizojnë masa të mëdha zgjedhësish dhe t'i përgjigjen pritjeve të tyre dhe sfidave sociale të evidentuara këto 10 vitet e fundit. Sondazhet e zhvilluara në mjaft vende të botës, në kërkim të përgjigjes se "përse përqindjet e votuesve në zgjedhje po ulen vazhdimisht dhe si mund të interpretohet ky depolitizim apo largim i interesit të tyre për politikën", si përgjigje më afër realitetit po konsiderojnë faktin se "nuk janë votuesit ata që po depolitizohen apo po e humbin interesin dhe besimin te politika, por është politika ajo që nuk shpreh e mbron më interesat dhe sfidat e tyre ekonomike e sociale". Edhe në Shqipëri, zvogëlimi i numrit të votuesve në disa nga zgjedhjet e fundit e vërteton më së miri këtë dukuri.
Në vendet e BE, por edhe në shumë rajone të tjera të botës, partitë e majta janë në një situatë kritike. Që prej prej shembjes së murit të Berlinit dhe fillimit të ndryshimeve radikale në ish-kampin socialist, ato kanë humbur shumë zgjedhje edhe pse programet e tyre qeverisëse në mjaft raste janë konsideruar si të suksesshme. Në disa nga vendet skandinave, djepi "par exellence" i social-demokracisë botërore, aktualisht qeverisjen e kryejnë kryeministra të dalë nga partitë konservatore. Po kështu dhe shumë vende të tjera evropiane si Italia, Franca, Holanda, etj. Ekspertët vlerësojnë se në këtë rast nuk është fjala vetëm për një rotacion normal pushtetesh, por është reagimi dhe sjellja e elektoratit që ka çuar në zvogëlimin e mbështetjes për këto parti, sjellje që përkthehet si një kërkesë për një "sfidë të re fondamentale" në qeverisje. Partitë e majta apo të qendrës së majtë duket se nuk po humbin terren vetëm në përfitim të kundërshtarëve të tyre tradicionalë të së djathtës apo qendrës së djathtë, por edhe në favor të partive të reja populiste të djathta. çfarë po ndodh? Konkluzioni që po gjen shumë përkrahës është se fillimi i shek. XXI-të, dhe sidomos evenimentet e prodhuara si pasojë e krizës financiare, apo debatet mbi të ardhmen e kapitalizmit, po shënojnë fundin e një cikli politik dhe ideologjik mbi gjysmë shekullor. Projekti centrist teknokratik i "rrugës së tretë" aplikuar në Angli, ai i "qendrës së re" aplikuar në Gjermani apo "trekëndëshi" alla Bill Clinton në SHBA, që u imponuan me sukses gjatë viteve '90, i arritën limitet e tyre dhe tashmë kanë filluar të konsiderohen si "politikisht të ezauruara". Ato tentuan me sukses të bashkonin pozicionet neoliberale të moderuara në fushën ekonomike dhe fiskale me rolin aktiv të shtetit në arsim, shëndetësi, kulturë dhe mbështetjen sociale. Kjo natyrë "mjaft komplekse" i jepte "karakter progresist" këtyre projekteve politike dhe i bënte ato të absorbueshme lehtësisht nga zgjedhësit. Reformat në tregun e punës dhe zvogëlimi i shërbimeve sociale të garantuara u shoqërua me reduktim të karakterit rishpërndarës të sistemeve fiskale dhe thellim të privatizimit të ndërmarrjeve dhe shërbimeve publike. Edukimi u vendos në qendër të këtij projekti politik, duke shpallur objektiva që ishin shumë më të avancuara se interpretimi klasik i rolit të edukimit në shoqëri. Arsimi u bë preferenca e politikave buxhetore dhe instrumenti kryesor i reformave. Kështu, përveç shtresave dhe klasës tradicionale, programet politike të qendrës së majtë ju paraqitën për mbështetje dhe shumë kategorive të tjera sociale, që deri në këtë kohë konsideroheshin si jashtë spektrit të influencës së këtyre partive. "Goditja" kryesore u përqendrua te personat e klasës së mesme që cilësohen si "administratorët më efektivë të kapitalizmit". Por, në vitet e fundit, programet dhe formulat e kësaj "të majte teknokrate reformatore" nuk duket se janë të mjaftueshme që të bindin elektoratin për mandate të reja qeverisëse. Situata aktuale duket më e komplikuar se zgjidhjet e propozuara nga ky model. Globalizimi, integrimet e gjera rajonale në kontinente të ndryshme të botës dhe së fundi, kriza globale financiare dhe ekonomike po ndikojnë negativisht në situatën ekonomike, nivelin e rrogave dhe fuqinë blerëse të shumë vendeve. Politikat për eliminimin e polarizimit të shoqërisë, jo vetëm që nuk kanë arritur ta ulin këtë diferencë, por përkundrazi, duken si të pafuqishme që ta ndalin atë. Këto zhvillime ja ulën disi kredibilitetin të majtës reformiste në shtresat e mesme. Me gjithë ndërmarrjen e politikave teknokratike efikase dhe reformave "pragmatiste", ajo u tregua se nuk ishte në gjendje të përfaqësonte "interesat ekonomike dhe sociale të shtresave të mesme dhe pronarëve të vegjël e të mesëm". Edhe premtimet për "revolucionin në edukim dhe arsimim" u relativizuan shumë në raport me synimet tejet ambicioze të tyre. Në reflektim të kësaj situate, e majta po tenton të formulojë një projekt të ri politik dhe ideologjik të aftë që të bindë shumicën e elektoratit. Ajo po tenton të "çlirohet nga ekonomizmi pragmatik i rrugës së tretë", por pa braktisur terrenin strategjik të "qendrës sociale". Këtu nuk është fjala për t'ju kthyer koncepteve të vjetra të viteve '70-'80 të "shtetit social dhe solidar", por për të ndërtuar një propozim të ri politik, i cili nga njëra anë interpreton në mënyrë korrekte shpresat dhe ambiciet e popullsisë, dhe nga ana tjetër, i përgjigjet situatave të reja në një botë gjithnjë e më komplekse. Element thelbësor janë raportet e të majtës me shtetin. Esenca e ndryshimit përmblidhet në sentencën "shteti duhet të luajë një rol më aktiv, jo si ekzekutues i zhvillimit, por si mbrojtës i rregullave dhe krijimit të hapësirave sa më të gjera për zhvillim". Kolona tjetër e reformimit është "një vëmendje substanciale e programeve politike ndaj problematikës së zhvillimit të qëndrueshëm", pra ndaj çështjeve mjedisore dhe zhvillimit social apo asaj që quhet "cilësi e jetës".
Edhe e djathta duket ka hyrë në një proces të thellë reformimi. Ajo po e braktis gjithnjë e më shumë retorikën e saj radikale neoliberale dhe po tenton me sukses "terrenin e qendrës", sidomos mbas kritikave të ashpra që po i bëhen neoliberalizmit, si shkaktari kryesor i krizës financiare globale. Kjo formë e riorientimit të së djathtës mund të identifikohet në forma të ndryshme në mjaft vende të botës. George ë.Bush bëri dy fushata elektorale duke premtuar "compassionate conservatism" (konservatorizëm më social), e djathta suedeze u angazhua "të mbante shtetin social të modelit skandinav duke e zvogëluar por njëkohësisht duke e bërë më efikas atë", Unioni Kristian Demokrat gjerman ju bashkëngjit "vlerave sociale të shoqërisë gjermane", konservatorët në Angli kanë marrë një kthesë rrënjësore dhe po paraqiten "si mbrojtës të investimeve publike, të shëndetit publik, të kujdesit parësor ndaj mjedisit", etj., Presidenti i djathtë francez, Sarkozy, e hapi programin dhe Qeverinë e tij "për ide dhe personalitete të majta", etj. Esenca e këtij "konservatorizmi të moderuar" konsiston në pranimin e sfidave të shoqërisë moderne, ashtu siç i pranon dhe e majta, por konservatorët ndahen në instrumentet që ata propozojnë për t'i zgjidhur problemet. Për të djathtët e moderuar "Shteti vazhdon të jetë një instrument i pa-adaptueshëm, shumë i kushtueshëm dhe i rëndë për t'u manovruar me efektivitet". Përballë tij, neokonservatorët privilegjojnë "zhdërvjelltësinë dhe efikasitetin e tregut, përshtatshmërinë dhe eficencën e sektorit privat, lirinë ekonomike në një mjedis ligjor e rregullativ cilësor, nxitjen dhe zgjerimin e incentivave të konkurrencës në emër të cilësisë, etj." Ideja e të djathtës për të ndjekur një politikë ekonomike e sociale të ngjashme në objektivat e së majtës, por pa ngarkesën dhe boshtin e saj ideologjik, historik e kulturor, duket se po josh shumë zgjedhës nga shtresa të ndryshme sociale.