E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet Gjykata Administrative, PS propozon për grup ekspertësh

 

Socialistët kërkojnë ngritjen e një grupi ekspertësh për shqyrtimin e projektligjit “Për krijimin e Gjykatës Administrative”. Deputetët socialistë, anëtarë të Komisionit të Ligjeve, Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj, Bashkim Fino, Blendi Klosi, Besnik Dervishi kanë depozituar një paketë për ndryshimin e këtij projektligji, që synon ndërhyrjen në 20 nene të tij. Nënkryetari i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj, bëri të ditur nevojën e ngritjes së grupit të ekspertëve të përbashkët. “Ne jemi gati t’u sjellim emrat e ekspertëve tanë, në një tavolinë t’i prezantojmë, të bëjnë mbrojtjen përkatëse. Qëndrimi politik, në parim është pro kësaj iniciative dhe qëllimit të kësaj iniciative. Do ta votoj me shumë qejf këtë projekt dhe bashkë me ditën qw ju do mw thoni ku janw ambientet e punws sw kwtyre gjykatësve”, deklaroi Fatmir Xhafa. Ndërsa relatori i këtij projektligji, Spartak Braho i LSI-së shprehu skepticizëm në hartimin e këtij projektligji. “Unë te Ministria e Drejtwsisw dhe te ky kryeministër nuk kam shpresë për të bërë reforma në sistemin e drejtësi”, theksoi Braho. Projektligji, i cili kalon vetëm me 3/5 e votave, krijon një gjykatë të re, e cila shqyrton çështjet e biznesit dhe punonjësve të administratës me shtetin. Për të arritur konsensusin politik për draftin në fjalë, Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me ekspertët e PS, për të ndryshuar 20 nenet e kontestuar nga ligji. Gjithashtu qeveria ka marrë në konsideratë edhe propozimet e paraqitura nga OPDAT dhe EURALIUS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›