E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: Premtojmë investime në arsim

Zëvendëskryeministri Genc Pollo vijon turin elektoral në Berat. Megjithëse fushata nuk ka filluar akoma zyrtarisht, kandidatët demokratë nuk e kanë humbur rastin për t‘u ulur këmbëkryq me elektoratin. Numri dy i qeverisë, i cili kërkon votat për të djathtën në Berat, hodhi një mori akuzash në adresë të kryetarit të PS-së, Edi Rama. Zv/kryeministri Pollo ka komentuar gjithashtu mosfutjen në garë të kreut të PS-së, duke thënë se "PS-ja po shkon në zgjedhje pa një lider". Genc Pollo, është takuar në Berat me mësues e mësuese të këtij qarku, ku premtoi investime për arsimin edhe në 4 vitet e ardhshme.

"Rritja e çmimeve matet me rritjen e inflacionit. Ndërkohë që rritja e pagave është 200 për qind një rritje reale, ndryshe nga rritjet që janë bërë nga PS-ja", është shprehur Pollo.

Zëvendëskryeministri u kujtoi qytetarëve të Beratit se qeveria e djathtë solli suksesin e NATO-s dhe dorëzimin e kërkesës zyrtare të Shqipërisë drejt Pragës për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›