Pollo, kryetar jo legjitim prej tri vitesh në PDR
Kryetari i PDR-së, Genc Pollo, qëndron në krye të kësaj partie në mënyrë jolegjitime. Strukturat politike dhe organizative të kësaj partie nuk funksionojnë. Ndoshta mund të duket çudi, por kjo parti nuk po mbledh kongresin që nga krijimi i PDR-së në vitin 2000. Kongresi i fundit i kësaj partie mban datën e vitit 2001, por që nga ky vit, kjo parti nuk zhvillon zgjedhje brenda saj, duke thyer në mënyrë të hapur statusin e vetë partisë. Burime pranë PDR-së bëjnë të ditur se në vitin 2005, vit kur statusi parashikonte mbledhjen e kongresit për të zgjedhur kryetarin e ri, por edhe organet drejtuese, u mblodh Këshilli Kombëtar i cili vendosi që kongresi të mblidhej në vjeshtën e vitit 2005, pra u shty me disa muaj. Por që nga ajo mbledhje e Këshillit Kombëtar në verën e vitit 2005, kryetari Genc Pollo as që ka marrë mundimin të mbledhë kongresin. Anëtarë të Këshillit Kombëtar të PDR-së e cilësojnë këtë situatë si krejt absurde pasi sipas tyre, mosmbledhja e kongresit tregon se PDR-ja është duke vdekur politikisht. Që nga futja në koalicion të PDR-së me Partinë Demokratike në vitin 2005, shumë anëtarë të saj janë ndier të braktisur prej kryetarit Genc Pollo, duke marrë si vendim hedhjen e teserës së partisë. Mosfunksionimi i kësaj partie duket edhe në mënyrë simbolike sapo sheh selinë e saj pas ish-ekspozitës “Shqipëria sot”. Në këtë seli rrallë gjen ndonjë zyrtar apo sekretare dhe oborri i selisë shërben vetëm si parkim i makinave të zyrtarëve të PDR-së në qeveri.
Statusi
Statusi i PDR-së saktëson që kongresi duhet të mblidhet çdo katër vite. Ndonëse PDR-ja ekziston prej 8 vitesh në skenën politike shqiptare, kongresi është mbledhur vetëm një herë. Pjesa më e madhe e partive serioze kanë vendosur në statuset e tyre parimin “një anëtar, një votë”, por duket se PDR-ja jo vetëm që nuk ka ndërmend të bëjë këtë gjë, por s’po bën as zgjedhje sa për të qenë në rregull me statutin. Burime pranë kësaj partie saktësojnë se Këshilli Kombëtar pothuaj është përgjysmuar ose një pjesë e madhe anëtarësh janë futur në Këshill Kombëtar në mënyrë abuzive, me firmën e kryetarit Pollo. Vetëm kongresi i partisë ka tagrin që të votojë anëtarët e Këshillit Kombëtar. PDR-ja shkruan në statutin e saj se është një forcë moderne e politikës, e hapur si dhe demokratike, por faktet tregojnë se ajo është shndërruar në një parti interesi të ngushtë ku mbijeton vetëm në rast se ke mik kryetarin e partitë. “Partia Demokrate e Re (PDR) synon të zhvillojë e të mbrojë demokracinë, pluralizmin politik, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, shtetin ligjor, ekonominë e tregut si dhe çështjen kombëtare të shqiptarëve. PDR-ja është parti e qendrës së djathtë me shtrirje dhe mbështetje të gjerë sociale. PDR-ja synon krijimin dhe forcimin e një etike të re politike, të bazuar në transparencën e veprimit politik, në ballafaqimin e programeve dhe ideve, në ndërmarrjen e aksioneve politike të gjëra e përfshirëse dhe në arritjen e konsensusit dhe kompromisit politik”, - thuhet në flalitë e para të statutit të PDR-së të cilat janë shkelur hapur nga Pollo.
Lëvizjet
Që nga futja në pushtet, si dhe qenia si ministër i Arsimit e z.Pollo, PDR-ja është kthyer në një parti administrative. Anëtarët e saj janë bërë mësues pothuaj të gjithë ose janë punësuar në dikasterin që Pollo drejton prej tri vitesh. Gjithsesi, një numër anëtarësh janë larguar me bujë nga PDR-ja për shkak se kryetari ka bllokuar demokracinë në parti. Që në fillimet e hyrjes në pushtet, nga partia u largua deputeti i saj Ferdinand Xhaferraj, një nga emrat e kësaj partie i cili kaloi në Partinë Demokratike. Një lëvizje tjetër me bujë ka qenë edhe ikja e kryetarit të grupit parlamentar Nard Ndoka së bashku me deputetë të tjerë, duke lënë në parti vetëm deputetin Pollo dhe Tritan Shehun. Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Pollo ende nuk ka vendosur të respektojë statutin për të mbledhur kongresin e PDR-së.
PDR-ja drejt shkrirjes me PD-në
Partia Demokrate e Re pritet që në zgjedhjet e vitit 2009, të jetë pjesë e Partisë demokratike. Kjo situatë duket se është vendosur për shkak se sistemi i ri zgjedhor nuk lejon që PDR-ja të arrijë të kalojë pragun elektoral njëkohësisht kjo parti ka anëtarë me kokrra. Vetëm largimi i Nard Ndokës nga kjo parti, bëri që me qindra anëtarë të kalojnë tek Partia Demokristiane. Nga ana tjetër, strategjia e Partisë Demokratike do të jetë që partitë satelite rreth saj të mos ekzistojnë më për shkak që në zgjedhjet e vitit 2009 të mos humbë asnjë votë. Shkrirja mes PDR-së dhe PD-së në fakt u duk që në zgjedhjet lokale ku PDR-ja mori 8 komuna me ndihmën e PD-së. Ndërkohë që në zgjedhjet e fundit lokale PDR-ja mori 6.3 për qind të votave. Partitë e tjera aleate e panë këtë rritje të PDR-së për shkak të përdorimit të pushtetit të saj pasi Ministria e Arsimit që kjo parti drejton me Genc Pollon si ministër, ka punësuar pa fund anëtarë të saj. PDR-ja mori Ballshin, por edhe komuna të tjera si në Lunxhëri, me kandidatin Ilir Kuro, në komunën Qendër Koplik, me Isa Ramajn, në Petran të Përmetit, me Niko Shupulin, në Poroçan të Gramshit, me Nefail Kllogjirin, në Luzni të Dibrës, me Haxhi Damsin, në Zerqan të Bulqizës, me Dëfrim Fikun, dhe në Petrelë të Tiranës, me Ylli Kupin.
Ikja dhe rikthimi tek PD-ja
Në vitin 1999 Genc Pollo, atëherë nënkryetar i Partisë Demokratike, tentoi të bënte një hap të madh në karrierën e tij politike, një hap që i kushtoi shumë në të ardhmen e tij. Ai sfidoi kreun e PD-së Sali Berisha për postin e kryetarit, por humbja e kësaj sfide e nxori nga kjo parti për ta çuar drejt krijimit të një partie të re, që pavarësisht simpatizantëve të fillimit, gjithsesi nuk e përligji ambicien e madhe politike të Pollos. PDR-ja u akuzua nga PD-ja se në zgjedhjet që pasuan në vitin 2001, ku ajo u fut për herë të parë në zgjedhje, fitoi vota vetëm për shkak të siglës së ngjashme me PD-në në fletën e votimit. Gjatë periudhës së divorcit me PD-në, Pollo pati dhe disa flirte politike me krahun e majtë, ku vlejnë të përmenden negociatat për të hyrë në qeverinë e Nanos. Zgjedhjet e 2005-ës do të shënonin dhe afrimin e kësaj partie që doli nga gjiri i PD-së me partinë mëmë. Duke krijuar një koalicion sa më të madh për të bërë të mundur fitoren në zgjedhje, Berisha futi dhe PDR-në në koalicionin e ri, 6 vjet pas krijimit të saj. Duket se ky bashkim ishte ajo që kishte pritur Pollo, pasi PDR-ja pothuajse nuk funksionoi më si parti e veçantë, saqë flitet gjithnjë e më shpesh për një shkrirje të plotë të saj dhe bashkim me PD-në. Vetëm Tritan Shehu herë pas here me ndonjë deklaratë për shtyp tregon se vazhdon të ekzistojë akoma PDR-ja.