Rama në Koplik, thirrje për politikë të re

Kryetari i PS, Edi Rama së bashku me vullnetarët e bashkimit të ri për ndryshim është ndalur në Koplik të Malësisë së Madhe. Rama iu ka premtuar malësorëve të Koplikut një Shqipëri ndryshe pas 28 Qershorit. Ne e duam Shqipërinë dhe do ta ndryshojmë atë, do ta bëjmë si gjithë Evropa, duke çuar kështu në vend dhe amanetin e të parëve tanë, nënvizoi ndër të tjera Rama, në këtë takim, u shpreh Rama. Duke iu drejtuar malësorëve të Koplikut, Rama tha se përballë varfërisë ju besoni tek fuqia jonë e përbashkët për ta mundur varfërinë.
Përballë papunësisë, ju besoni tek aftësia jonë e përbashkët për ta vënë në vend të drejtën e të jetuarit me punë të ndershme. Përballë mungesës së shpresës dhe korrupsionit mbytës ju besoni tek mundësia jonë e përbashkët, për ti dhënë jetë një politike të re, për një Shqipëri si gjithë Evropa. Rama theksoi se që Shqipëria të ndryshojë, politika duhet të ndryshojë. Gjithashtu, tha Rama që Shqipëria të jetë vendi i punës dhe i shpresës politika duhet të nxitë punën dhe të ushqejë shpresën dhe që Shqipëria të bëhet si gjithë Evropa, politika në Shqipëri duhet të bëhet evropiane. Ai deklaroi se ndryshimi që PS do të sjellë, është ndryshimi i një epoke me një epokë tjetër, përmes një politike të re, që nuk jeton për të përbaltur dhe shkatërruar kundërshtarin, por për të nxjerrë Shqipërinë nga balta dhe shkatërrimi që politika e vjetër prodhon prej 18 vjetësh dhe prej 18 vjetësh fut në të gjitha shtëpinë tona, duke ndotur çdo hapësirë komunikimi mes njëri-tjetrit. Ndryshimi që ne do të sjellim, është ndryshimi që ju duhet prindërve, që nuk ju blejnë dot abetaret fëmijëve për shkak të varfërisë, ndryshimi që u duhet grave, të cilat nuk ju rrinë dot pranë foshnjave për shkak se nuk përfitojnë nga barrëlindja për shkak të varfërisë, u shpreh Rama, duke shtuar se ndryshimi që u duhet të rejave dhe të rinjve që nuk jetojnë dot të pavarur nga prindërit apo që marrin arratinë nga atdheu për shkak të papunësisë, ndryshimi që u duhet familjeve në qytet dhe në fshat, që nuk arrijnë dot fundin e muajit për shkak të varfërisë dhe papunësisë bashkë. Kreu i opozitës theksoi se ndryshimi që do të sjellim ka në thelb një politikë të re që nuk ekziston për të përbaltur kundërshtarët, tha kryetari i PS, Rama, por për të nxjerrë nga balta vendin. Tashmë tha Rama, politika e 18 vjetëve ndihet e kërcënuar nga bashkimi i të gjithë qytetarëve rreth politikës së re të PS.