E Diel, 1 Nëntor 2026

Poni u bën thirrje qytetarëve për tërheqjen e kartave të prodhuara

20 mijë aplikime për kartën biometrike është numri i shtetasve, që paraqiten për tu pajisur me këtë dokument. Zv.ministri i Brendshëm, Ferdinant Poni, thekson se në të gjithë vendin aplikimet kanë arritur në 800 mijë. "Me gjithë ditën e hënë ne shkojmë në 868.242 aplikime në total të kryera, dhe në 687.433 letërnjoftime të prodhuara. Nga këto 652.292 janë shpërndarë në zyrat tona për ti dhënë qytetarëve. Do të doja ti bëja thirrje të gjithë qytetarëve, që të vijnë ti tërheqin letërnjoftimet e tyre. Kemi dhe 250 mijë letërnjoftime të pa tërhequra, bëri të ditur Ferdinant Poni. Sipas tij, në Tiranë, janë pajisur me dokumentin e sigurisë së lartë mbi 75 për qind të shtetasve pa pasaporta. Ndërkohë ai fton qytetarët të tërheqin kartat e prodhuara, por edhe të aplikojnë pranë qendrave të aplikimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›