E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tarifa, 5 mijë lekë për një licensë ushqimesh

02/06/2005  Licensa për sektorin farmaceutik

Autoriteti licensimit Ministria e Shëndetësisë

Vlefshmëria e licensës 1 – 3 vjet

Afati i licensimit 5 – 20 ditë pune

Dokumentet që nevojiten

1- Kërkesa

2- Vendimi i gjykatës për ligjshmërinë e subjektit

3- Diplomën profesionale në fushën e farmacisë

4- Deklaratën e tatimorëve që vërteton se nuk ka regjistrime të tjera fiskale

5- Certifikatën për krime

6- Lejen shëndetësore dhe sanitare

7- Gent planin e projektit ku do të ushtrohet aktiviteti

8- Në rastin e punësimit, dokumentet që demonstrojnë arsimin, eksperiencat dhe detyrimet fiskale

Lisensë për sektorin e peshkimit

Autoriteti i licensimit Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit

Vlefshmëria e licensës Periudhë e limitizuar

Afati i licensimit 15 – 30 ditë pune

Dokumentet dhe rregullat

Zona ku do të zhvillohet aktiviteti

Pajisjet që do të përdoren për aktivitetin

Obligimi për të dhënë informacione mbi peshkimin

Obligimi për të pranuar kontrollin e autoriteteve në bord

Licensa për sektorin ushqimor

Autoriteti i licensimit Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit

Vlefshmëria e licensës 1 vit

Afati i licensimit 20 – 30 ditë pune

Kosto 5.000 lekë

Dokumentet që nevojiten

1- Kërkesë drejtuar Departamentit të Cilësisë dhe Ushqimit

2- Regjistrimi në Gjykatë

3- Licensa teknike

Të gjitha dokumentet që duhen për të hapur dyqan ushqimesh e farmacie

Të prodhosh ushqime është shumë më e thjeshtë se sa mendohet. Mjafton të shkosh në dyert e Ministrisë së Bujqësisë dhe të dorëzosh një zarf me kërkesën dhe vendimin e gjykatës dhe në shkëmbim të 5 mijë lekëve të reja, ministria të jep lejen për të prodhuar ushqime. Ministria e Bujqësisë ka një departament të veçantë për licensimin e subjekteve që duan të ushtrojnë këtë aktivitet, por duket se kosto për të marrë licensën në një nga sektorët ku ka më shumë subjekte, është nga më të ulëtat. Gjithsesi, kushdo që është i interesuar të marrë një licensë, mund të marrë të gjithë informacionin e duhur në internet. Deri pak kohë më parë, procesi ka qenë kaotik dhe dukej se për të marrë një licensë duhet të vijë vërdallë për disa muaj, vetëm për t’u informuar dhe për të gjetur dokumentacionin e duhur. Të gjitha ministritë janë të detyruara të publikojnë në faqet e tyre të internetit procedurat që mund të ndjekin subjektet private për të marrë një licensë. Duket se kjo është pjesa ku privatët janë më pak të informuar dhe harxhojnë një pjesë të mirë kohe për të kuptuar procedurat. Kështu, ndërsa tatimorët kanë filluar të bëjnë publike nëpërmjet fletëpalosjeve se çfarë duhet të bëjë një subjekt për t’u regjistruar, ministritë kanë vendosur të publikojnë në internet të gjitha dokumentet që duhen, sipas sektorëve për të përfituar një licensë aktiviteti privat. Kështu për të hapur një farmaci apo një dyqan ushqimesh, pagesat dhe procedurat i gjen të gatshme në internet.

Ndërkaq duhet thënë se dhënia e një license kërkon të mbash raporte të rregullta me entet kontrolluese dhe të detyron t’i përgjigjesh të gjitha kërkesave të tyre. Kështu, pasi të akordohet licensa për peshkim, peshkatarët janë të detyruar të japin informacion mbi çdo rrugë peshkimi dhe të pranojnë kontrollet e herë pas hershme të autoriteteve në bord.

Malaj justifikon rritjen e pensioneve përpara zgjedhjeve

Pensionet ishin parashikuar të rriteshin përpara zgjedhjeve dhe qeveria kishte caktuar dhe fondin në buxhet për këtë qëllim. Pas reagimeve në shtyp për rritjen e pensioneve gjatë fushatës zgjedhore, ministri i Financave është detyruar të sqarojë se pensionet nuk i ka rritur për të ndikuar mbi opinionin e pensionistëve, por, sepse e kërkon Strategjia Kombëtare e Zhvillimit. “Një nga sektorët prioritarë, që reflektohet në Buxhetin e Shtetit 2005, por edhe në politikat e zbatuara nga qeveria gjatë këtij viti, është sektori social”, ka bërë të ditur zyra për shtyp e ministrit të Financave, Arben Malaj. Kështu, sipas Malajt, pensionet janë rritur si çdo vit. Por, ndërsa një vit më parë pensionet janë rritur në gusht dhe efekti i rritjes në buxhet ka ndikuar mbi gjashtëmujorin dytë, këtë vit rritja u bë efektive vetëm 1 muaj para ditës së votimit.

Kështu, ministri i Financave ka sqaruar se Buxheti 2005 ka patur të parashikuar fondin për rritjen e pensioneve që i ka kushtuar rreth 2 miliardë lekë. “Kostoja përkatëse e këtyre akteve është rreth 2 miliardë lekë dhe ishte e parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe nuk kërkoi asnjë shtesë apo burim suplementar të Buxhetit të Shtetit”, bën të ditur Ministria e Financave në një deklaratë për shtyp. Kështu, sipas Malajt, pensionet janë rritur si çdo vit.

AmCham, dhurata për fëmijët e Elbasanit

Biznesmenët e Dhomës Amerikane kanë menduar të organizojnë një ditë të veçantë 1 Qershori për fëmijët e tye, ku krahas lojës dhe dhuratave t’u stimulojnë dhe ndjenjën e ndihmës dhe solidaritet në shoqëri. ”Ne mblidhemi gjithmonë me prindërit tuaj, por këtë radhë vendosëm që t’u mbledhim ju dhe shumë prej prindërve tuaj u treguan shumë bujarë, duke ofruar lodra për miqtë tuaj nga Elbasani“, tha gjatë takimit Floreta Luli Faber. Dhoma Amerikane në bashkëpunim dhe me shumë donatorë të tjerë, mes të cilëve dhe “Vodafone” kishte përgatitur dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuar të Elbasanit. Kështu pas fjalës së hapjes nga drejtoresha e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Floreta Luli Faber, dhe përshëndetjes së përfaqësues së Fondacionit “World Vizion Albania”, fëmijët e anëtarëve të Dhomës dhanë një koncert të vogël artistik. Një nga donatorët më të mëdhenj të këtij organizimi ishte dhe “Vodafone Albania”, e cila ofroi kuti të tëra me lodra, nga topa deri te çanta dhe lodra uji për fëmijët me aftësi të kufizuar nga Elbasani. Fëmijët patën mundësinë të shijonin dhe pishinën e kompleksit “Wilson” dhe më pas shpërndanë dhuratat për fëmijët me aftësi të kufizuar nga Elbasani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›