E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portë e hapur për autorët e Shkodrës

Shkodër - Shkrimtarë shkodranë të cilët lëvrojnë temat e letërsisë postmoderniste, kanë qenë pjesëmarrës të edicionit të parë të festivalit letrar të Shkodës. Ky aktivitet është organizuar nga biblioteka “Marin Barleti” e qytetit me mbështetjen financiare të Bashkisë së Shkodrës. Për katër javë, para dashamirësve të letërsisë, shkrimtarë të brezave të ndryshëm, studiues e pedagogë të kësaj dege në universitetin e Shkodrës, në mjediset e bibliotekës janë paraqitur shkrimtarët Gazmend Krasniqi, Stefan Çapaliku, Shpëtim Këlmendi dhe Ridvan Dibra. Gjatë këtyre ditëve është bërë prezantimi me krijimtarisë së sejcilit prej pjesëmarrësve të cilët kanë referuar mbi një temë rreth përvojës i individuale me letërsinë dhe për çështjet letrare dhe më pas kanë pasur një bashkëbisedim me të pranishmit. Sipas organizatorit të këtij festivali, Gjovalin Çuni, qëllimi i këtij aktiviteti që synon të kthehet në traditë të përvitshme, është promovimi i vlerave letrare të shkrimtarëve shkodranë, që tanimë kanë arritur të zënë një vend të rëndësishëm në letërsinë e sotme shqipe. Bazuar në performancën e lirë të menduar nga çdo shkrimtar, dhe në larminë e temave të paraqitura, me interpretimet nga krijimtaria letrare personale, si dhe me diskutimet për dukuritë më të reja në letërsi, ditët me shkrimtarët e qytetit, plotësuan atë boshllëk që kanë krijuarnë këtë drejtime studimet dhe kritika e munguar.

Sipas Çunit edicioni nisi me shkrimtarë shkodranë, por synohet përmes këtij organizimi, të sillen në Shkodër penat më të mira të letërsisë shqiptare, pse jo dhe autorë të huaj, me qëllim që kjo nismë të mund të bëhet “portë e hapur për të gjithë shkrimtarët”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›