E Diel, 1 Nëntor 2026

Rinisin kërkimet për gjetjen e 3 personave nën rrënoja

Gjirokastër- Në orët e para të mëngjesit kanë rinisur kërkimet për personat që dyshohet të kenë mbetur nën rrënoja. Në përdorim është vënë një makineri e rëndë, tip skrep, që po punon për largimin e pjesëve interte të mbetura në vend pas rrëzimit të pallatit.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, automjeti i tonazhit të rëndë në fillim do të ndihmojë për të larguar rrënojat dhe më pas flitet se do të ndërhyhet për të shembur pjesën tjetër të pallatit, e cila rrezikon të shembet nga çasti në çast.

Përgjatë natës kërkimet mbrëmë kanë vazhduar vetëm me dy qenë nuhatës për të bërë të mundur dhe lokalizimin e vendit se ku mund të ndodhen personat e humbur.

Ndërkohë që familjarë dhe të afërm kanë qëndruar përgjatë gjithë kohës pranë rrënojave, në ankth për fatin e atyre që nuk po gjenden. Nga të dhënat, mësohet se të pagjetur ende e të dyshuar si të mbetur nën rrënoja janë tre persona, Valbona Dalani me të bijën, Anxhelën 13-vjeçe dhe një grua 65-vjeçare, Parashqevi Zoto.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›