Porto Romano, miratohet porti ndërkombëtar
Komisioni i Ligjeve miratoi dje disa ndryshime në koncesionin e zonës së Porto Romanos. Sipas relacionit të paraqitur nga koncesionari rezulton se ka përfunduar së ndërtuari investimi i miratuar sipas lejes së ndërtimit dhe është marrë leja e shfrytëzimit për objektin. Koncesionari Romano Port ka paraqitur pranë Organit Shtetëror të Autorizuar dokumentacionin e plotë zyrtar që provon sipas legjislacionit përfundimin e këtij objekti së bashku me linjat dhe pajisjet nën presion. Sipas Kodit Detar, ministria, si institucioni përgjegjës në fushën e porteve, ka detyrimin ligjor të nisë procedurat për shpalljen port të këtij ndërtimi të kryer në Porto Romano dhe për ta kategorizuar atë si port ndërkombëtar. Porti do të shërbejë si port nafte, gazi dhe e nënprodukteve të tyre.