E Diel, 1 Nëntor 2026

Portreti i njeriut që do të mbesë në histori

Afroamerikani i parë që do të ulet në poltronin e Shtëpisë së Bardhë. Kush është njeriu që bëri realitet ëndrrën amerikane

Barak Obama do të jetë presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara. Kandidati demokrat është për ndryshim të politikës amerikan. Po kush Barak Obama? "Po qe se mes nesh është dikush që dyshon se Amerika është vendi ku mund të bëhet ndryshimi, që ka akoma dyshon në pushtetin dhe fuqinë e demokracisë sonë, natën e sotme gjeni përgjigjen. Përgjigja vjen nga i gjithë vendi, nga shkollat, kishat, nga të rinjtë të vjetrit, tëbardhët dhe të zinjtë, nga handikapët dhe jo handikapët, nga homoseksualët, ne nuk jemi vetëm jemi një pjesë e Amerikës. Në këtë moment ka ardhur ndryshimi në Amerikë”.

Obama tregon për familjen e tij

Burri i shtetit që do të ngjitet në postin më të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara ka bërë një rrugë të gjatë deri aty. Nëna e tij vjen nga Kansasi, ndërsa babai i Obamës ka qenë amerikan. Obama tregon: “Babai im ka qenë amerikan. Ka lindur dhe është rritur në një fshat të vogël në Kenia. Ai ka ruajtur dhitë dhe shkoi në shkollë në një kasolle llamarine. Gjyshi im ka punuar për britanikët, ka qenë kuzhinier”.

Barak Obama lindi në 4 gusht 1961 në Honulu në shtetin federal të Havait. Prindërit e tij u njohën në universitet. Babai i Obamës u kthye në Kenia, kur Obama ishte dy vjeç. Obama jetoi së bashku me nënën disa vite në Indonezi, para se të kthehej në Havai, ku u rrit tek gjyshërit

Në korrik të vitit 2004, kur me fjalimin e tij në kongresin e demokratëve në Boston u bë i njohur brenda natës, Obama tha: Unë jam sot para jush këtu dhe jam mirënjohës për trashëgiminë timë kulturore të pasur. Jam i ndërgjegjshëm se ëndrrat e prindërve të mi, do të vazhdojnë të jetojnë tek dy vajzate mia të mrekullueshme. Unë jam këtu dhe e di se jeta imë është pjesë e rëndësishme e historisë amerikane. Në asnjë vend tjetër në botë, jeta ime nuk do të kishte marrë këtë udhë.

Karrierë e menjëhershme

Pasi Barak Obama studioi juridik në Nju Jork në universitetin e njohur Harvard. Disa vite ai punoi si punonjës social në Çikago, para se të futej në politikë në vitin 1996. Ngjitja e Obamës ka qenë e menjëhershme. Vetëm 8 vite më vonë në vitin 2004 ai kandidoi për një vend në senat për shtetin federal, Ilionis dhe kjo me sukses. Ka qenë viti i fjalimit të njohur të tij, fjalimi i Bostonit. Në këtë fjalim Obama tërhoqi vëmendjen me apelin e tij për bashkim: Amerika nuk është e ndarë në një Amerikë liberale dhe konservative, ekzistojnë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka Amerikë të bardhë dhe Amerikë me ngjyrë, Amerikëtë latinove, të aziatikëve, ekzistojnë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas kësaj çdo gjë u zhvillua me shpejtësi. Miq të Obamës e bindën të paraqesë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale 2008. Kandidatura e tij u shpall në 10 shkurt 2007 në Illinois. Ky vend nuk u zgjodh rastësisht. Abraham Linkol kishte mbajtur në Springfeld një nga fjalimet më të njohura të tij, ai kishte paralajmëruar në vitin 1858 për një komb të ndarë nga skllavëria. Barak Obama ishte i vetëdijshëm se dobësiae tij ishte mungesa e përvojës. Në Springfeld ai tha: E di se nuk kisha shumë kohë të njihja strukturat e pushtetit në Uashington. Por kam kaluar aq kohë sa ta di se Uashingtoni do ndryshuar.

Motoja e fushatës së tij zgjedhore ishte “change.“ Me këtë ai preku një nerv të amerikanëve, dhe që me zgjedhjet e para në Iëoa arriti një fitore të papritur. Pastaj erdhi dështimi në Nju Hampshire. Obama futi një tjetër slogan në fushatën e tij - shpresë. Tanimë Obama ja doli mbanë. Mbetet që ai të tregojë se ai është vërtet në gjendje të fusë ndryshimin në politikë. Obama ka premtuar se Shtetet e Bashkuara duhet të respektohen sërish në botë. Ai do t’i japë fund luftës në Irak, të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike, të hapë më shumë vende pune, dhe të ndihmojë që më shumë amerikanë të arrijnë të kenë sigurim shëndetësor.

Zgjedhja e presidentit të parë amerikan me ngjyrëështë edhe një sinjal për kapërcimin e hendekut mes të bardhëve dhe të zinjve në Amerikë. Megjithatë ende afroamerikanët kanë të ardhura më të ulëta, dhe arsimim më të keq. Edhe për këtë Obama ka premtuar. “Kam bindjen e plotë, një bindje që bazohet tek besimi në zotin dhe popullin amerikan, që ne mund ta lemë pas të kaluarën tonë raciste, po qe se punojmë së bashku. Kjo është rruga e vetme për ta bashkuar vendin tonë”.

Kryesocialisti e cilëson fitoren si shembullin më të mirë të politikës së re. “Fryma do të ndihet edhe në Shqipëri”

Rama: Obama, fitorja e gjeneratës së re

Kreu i socialistëve, Edi Rama ka komentuar fitoren e djeshme të Barak Obamës si një shenjë që politika e re po triumfon në të gjithë botën. Në një intervistë të shkurtër ai shpjegon ndikimin që do të ketë kjo në Shqipëri.

Zoti Rama, si e shihni fitoren e Barak Obamës në krye të SHBA-së?

Është e fitorja e një gjenerate të re, është fitorja e shpresës dhe e ëndrrës sikundër ishte dhe lajtmotivi i një fushate të ndërtuar mbi bindjen se shpresa duhet të triumfojë mbi frikën dhe ëndrra e të ardhmes mbi zhgjendrën e së kaluarës, e cila dominonte të tashmen. Është shembulli më spektakolar i politikës së re dhe i kapërcimit të kufijve mes të majtës dhe të djathtës, i një politike të qytetarëve, i alternative të politikës së politikanëve. Unë jam besim plotë se sot bota është gdhirë me një frymëmarrje të re, një frymëmarrje të cilën e ndien pa asnjë dyshim edhe Shqipëria, e ndiejnë qytetaret e qytetarët shqiptarë.

Me Obamën në krye, si i shihni marrëdhëniet e mëtejshme shqiptaro-amerikane, por edhe ato të Ballkanit në tërësi me Amerikën?

Le të themi që në këtë aspekt nuk ka ndryshuar asgjë, sepse marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA janë të shkëlqyera dhe të pavarura nga personaliteti i presidentëve amerikanë apo përkatësia e tyre partiake. Por, në anën tjetër, dua të nënvizoj se zgjedhja e popullit amerikan është një zgjedhje e qartë mes të ardhmes dhe së shkuarës. Është një zgjedhje e qartë për një politikë të re, e cila thyen tabu, kapërcen kufij, zmbraps paragjykime dhe vendos një horizont të ri jo vetëm për SHBA, por për botën. Jam i bindur se fryma e re që sjell Barak Obama, do të injektojë pa asnjë dyshim një energji të re edhe në shoqërinë tonë, dhe do të ndikojë pa asnjë dyshim edhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Partia Socialiste në qeverisje, sa prioritare e sheh veten në marrëdhëniet me SHBA tani që në krye është Barak Obama?

Edhe në këtë aspekt besoj se nuk ka asnjë ndryshim të rëndësishëm, pasi jo vetëm Partia Socialiste, por edhe të gjitha qeveritë e Shqipërisë të sotme, të djeshme apo të nesërme, janë pazgjidhmërisht të lidhura me domosdoshmërinë për ta forcuar marrëdhënien e miqësisë dhe të bashkëpunimit me SHBA si aleati ynë i madh dhe strategjik, dhe si miku i madh i popullit shqiptar. Urime të gjithëve, sepse kjo është një fitore e madhe e gjeneratës së re.

Një votë në favor të homoseksualëve

Përveç votimeve për garën presidenciale, amerikanëve në disa shtete u kërkohet të shprehin edhe mendimin për çështje delikate si për shembull nëse duhet ndaluar ose jo martesa mes homoseksualëve. Në Kaliforni, zgjedhësit po votojnë për një amendament kushtetues që do ta lejonte martesën vetëm mes një burri dhe gruaje, gjë që do të hidhte poshtë një vendim gjykate në maj që lejoi martesën mes homoseksualëve. Çështje të ngjashme po merren në konsideratë edhe në Arizonë dhe Florida. Votuesit në Dakotën e Jugut do të vendosin për një nismë që do të ndalonte abortin, me përjashtim të rasteve të përdhunimit dhe incestit dhe kur rrezikohet jeta e nënës. Koloradoja po shqyrton një amendament që do ta ndalonte në thelb abortin duke përkufizuar se “person” do të thotë një qenie njerëzore që nga momenti i mbetjes shtatzënë. Ndërsa në shtetin e Uashingtonit, votohet për një masë sipas së cilës, të sëmurët që nuk kanë shërim lejohet të vrasin veten të ndihmuar nga mjekët.

“Ka zgjatur një kohë të gjatë, por në këtë natë dhe në këto zgjedhje kemi shkruar një faqe të historisë: Amerika ndryshoi”

Ëndrra amerikane, “Yes he did!!”

Një utopi e dikurshme u bë realitet. Barack Obama, kandidati demokrat me ngjyrë i fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA madje edhe më bindshëm se ç'kishin parashikuar shumë sondazhe. 4 nëntori i vitit 2008 do të futet në historinë e SHBA. Në momentin kur u mbyllën vendvotimet e fundit në bregdetin perëndimor, lajmi mori dhenë: Barak Obama është presidenti i 44-t i SHBA-ve. 47-vjeçari është presidenti i parë me ngjyrë, i cili së bashku me familjen do të banojë tashmë në Shtëpinë e Bardhë. Miliona njerëz në të gjitha hapësirat e Amerikës, në anën perëndimore dhe lindore të vendit, iu hodhën njëri tjetrit në qafë, ndërkohë që presidenti i ri Obama në fjalimin e tij në Çikago me lot në sy falënderonte së pari familjen e tij, shtabin zgjedhor dhe të gjithë zgjedhësit: “Ka zgjatur një kohë të gjatë, por në këtë natë dhe në këto zgjedhje kemi shkruar një faqe të historisë: Amerika ndryshoi."

Por Obama shumë shpejt kombit i u drejtua edhe me fjalë shumë serioze: “Edhe në momentin kur ne këtu po festojmë, e dimë se na presin sfida të mëdha. Dy luftëra, një planet i rrezikuar, kriza më e rëndë financiare që prej një shekulli. Rruga para nesh është shumë e gjatë dhe me gurë. Ne ndoshta nuk do ta arrijmë qëllimin brenda një viti ose një mandati, por dua t'ju them se Amerika dhe unë kurrë nuk kanë pasur më shumë shpresa për arritjen e këtij qëllimi."

Amerika para fillimit të ri

Sytë e të gjithë botës dje, mbrëmë dhe sot janë të drejtuar drejt Amerikës. Presidenti i ri Obama u porositi:“Amerika gjendet para një fillimi të ri. Ata të cilët duan ta shkatërrojnë botën ju them: "ne do të fitojmë mbi ju. Atyre që duan paqe dhe siguri ju themi se do të kenë mbështetjen tonë, ndërsa porosia për të gjithë ata që pyesin nëse pishtari amerikan edhe më tej është i ndezur është: Sonte kemi dëshmuar se fuqia jonë nuk qëndron tek armët, tek pasuria jonë, por tek idealet si demokracia, liria, shanset për barazi dhe shpresa. Rezultatet e para të votimit mbërritën shumë shpejt pas mbylljes së vendeve të votimit, por nuk kishte asnjë befasi. Kentakin e fitoi Xhon Mekkein ndërsa Vermontin Barak Obama.

Mekkein humbës i mirë

Befasia e parë erdhi nga Pennsylvania ku më kot Mekkein shpresonte fitoren, por nuk arriti dot. Grushti tjetër për shtabin zgjedhor të republikanit mbërriti nga Ohajo, kur u bë shumë e qartë se Obama do të fitonte zgjedhjet. Pak më vonë humbësi John McCain iu drejtua simpatizantëve të tij në Arizona, të cilët prisnin në shi. McCaini tregohet një humbës i mirë dhe menjëherë i uroi fitoren Barack Obamës. “Në një fushatë e cila ka zgjatur kaq shumë si kjo, suksesi i tij meriton çdo respekt për aftësitë dhe qëndrueshmërinë e tij. Suksesi i tij zgjon shpresat e miliona amerikanëve, të cilët dikur kanë menduar se zgjedhja e një presidenti amerikan ka pak ndikim, prandaj meriton çdo respekt. Unë kam vetëm fjalë lavdërimi për suksesin e tij. Janë këto zgjedhje historike, me një rëndësi të veçantë për afroamerikanët, të cilët e ndjejnë veten krenarë.” Zgjedhësve të tij, të cilët pjesërisht protestonin kundër fitores së Obamës, McCaini u sugjeroi: “Janë këto momente të rënda për vendin tonë. Sot kam premtuar se do të bëjë ç'është e mundur dhe do të ndihmojë për udhëheqjen e vendit në këtë kohë të sfidave të mëdha. I lus të gjithë amerikanët jo vetëm që Obamës t'i urojnë fitoren por presidentin tonë të ardhshëm ta ndihmojnë për arritjen e kompromiseve të domosdoshme, për tejkalimin e dallimeve, për mirëqenien tonë, vendosjen e sigurisë sonë në një botë të rrezikshme dhe që fëmijëve dhe nipave tanë t’ju lëmë pas një vend më të mirë se atë që kemi gjetur”. Mbështetja e McCainit, e republikanëve dhe e gjitha amerikanëve është për Obamën e domosdoshme, kur dihen të gjitha sfidat me të cilat do të përballet.

E gjithë bota pro zgjedhjes së Obamës

Njerëz në mbarë botën dolën nëpër rrugë për të festuar fitoren e Barak Obamës, afrikano-amerikanit të parë, në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Afrikanët po i kushtuan më shumë vëmendje këtyre zgjedhjevesepse kandidati demokrat, Senatori Barak Obama, bir i një emigranti nga Kenia, është jashtëzakonisht popullor në Afrikë. Kanianët u përqafuan me të dëgjuar lajmin e fitores. Etiopianët thonë se ata kurrë nuk kanë qëndruar gjithë natën pa gjumë vetëm për të pritur rezultatet e çfarëdo zgjedhjeve. Në Paris, nëpër kafene njerëzit këndonin versionin francez të parullës së Obamës, “Yes, Ëe Can”, “OUI nous pouvons”.

Ndërsa numëroheshin votat, tregjet e aksioneve në Azi u hapën me ngritje, për të tretën javë me radhë. Analistët e ekonomisë thonë se përfundimi i zgjedhjeve presidenciale do t’i japë një drejtim më të qartë ekonomisë amerikane. Për të huajt, Barak Obama përfaqëson një ndryshim nga politikat e presidentit Bush, që kanë shkaktuar zemërim lidhur me luftën në Irak dhe të drejtat e njeriut.

Presidenti Topi uron “homologun” Obama

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dërgoi sot një mesazh urimi Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama për fitimin e garës presidenciale. “Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju dërgoj urimet më të përzemërta dhe më miqësore me rastin e zgjedhjes Suaj në postin e lartë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Dëshiroj të shpreh besimin se miqësia, partneriteti dhe niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve midis dy vendeve tona do të vazhdojë të konsolidohet e të zhvillohet më tej në interes të aspiratave të dy popujve tanë dhe të përpjekjeve të përbashkëta për demokraci, liri, paqe dhe zhvillim. Gjej mundësinë, Zoti President i zgjedhur, të shpreh edhe një herë mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që vendi Juaj i madh i ka dhënë popullit shqiptar në përpjekjet e tij për t’u bërë pjesë e familjes euroatlantike dhe për të marrë përsipër angazhimet e rëndësishme në përballjen e sfidave rajonale dhe globale përkrah popullit mik amerikan. Populli shqiptar është i vendosur të vazhdojë rrugën e tij për krijimin e një shoqërie të vlerave të demokracisë e të lirisë, për ndërtimin e shtetit të së drejtës e të institucioneve të pavarura, për organizimin e zgjedhjeve sipas standardeve, për thellimin e reformave në fushën e drejtësisë dhe për të luftuar korrupsionin e krimin e organizuar. Duke Ju uruar edhe një herë suksese në misionin Tuaj të rëndësishëm, duke Ju dërguar përshëndetjet më të ngrohta për Ju dhe popullin amerikan, pranoni, i nderuar Zoti President i zgjedhur, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”, - thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.

Berisha: Obama realizoi ëndrrën amerikane

Kryeministri Berisha ka përshëndetur fitoren e kandidatit demokrat për Shtëpinë e Bardhë, Barak Obama. “Sot, bota është ndryshe, sepse ndryshe janë vendi lider i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe ky ndryshim vjen jo vetëm për ndryshimin e pushtetit. Qytetarët e Shteteve të Bashkuara, pas një fushate 21 mujore, votuan kandidatin që i dhuroi këtij vendi të madh fushatën më të bukur dhe më shpresë ndjellëse në tërë historinë e Shteteve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara dhe bota me këtë votë shënojnë një triumf të madh. Kurrë në histori, ky vend dhe bota e lirë nuk ka qenë më e drejtë se sot. Kombi i lirisë zgjedh për president një personalitet që i përket pakicës me origjinë afroamerikane në këtë vend të madh, por që ka derdhur lumenj djerse për ndërtimin dhe lirinë e tij dhe të botës”,- tha kryeministri Berisha. Sipas tij, Barack Obama shënoi fitoren më të thellë në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe zgjedhja e tij e ka bërë këtë vend të madh më të bashkuar se kurrë. “Zgjedhja e Presidentit Obama është realizimi dhe shndërrimi më madhor në realitet i ëndrrës amerikane. Kjo dëshmon se në këtë vend mundësia, shansi për t’u bërë president nuk përcaktohet nga prejardhja, raca, ngjyra dhe faktorë të tjerë, por përcaktohet nga parimet që mbron, mesazhet që jep, fuqinë, forcën për të pushtuar mendjen dhe zemrën e qytetarëve amerikanë, qofshin ato anglosaksonë me origjinë, afroamerikanë, hispanikë, aziatikë apo të çdo prejardhjeje”,- tha dje Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›