E Shtunë, 31 Tetor 2026

Posta Shqiptare vlerësohet me çmimin “Era e Cilësisë Ndërkombëtare së Shekullit”



Në Gjenevë të Zvicrës mes kompanive nga 53 vende të botës nga BID (Drejtimeve të Iniciativave të Biznesit) Posta Shqiptare është vlerësuar me një çmim të posaçëm.

Në Gjenevë të Zvicrës, Posta Shqiptare (27 prill) është vlerësuar me “Çmimin e Erës së Cilësisë Ndërkombëtare të Shekullit” në Kategorinë e Diamantit. Vlerësimi për kompaninë është tërhequr nga drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, z. Arqile Gorea, si dhe kryetarja e Këshillit Mbikëqyrës, Suzana Panariti, të cilët ishin të pranishëm në këtë ceremoni. Eventi u drejtua nga Jose E. Prieto, President dhe Drejtor i Përgjithshëm, së bashku me personalitete të shquara të botës së biznesit dhe në praninë e trupave diplomatike. Sponsori kryesor i Konventës së Erës së Cilësisë Ndërkombëtare të Shekullit ishte “IrmaPress”, që mbuloi të rejat në lidhje me prezantimet e çmimeve në Gjenevë nëpërmjet më shumë se 26 publikimeve në anglisht, frëngjisht, spanjisht, rusisht dhe portugalisht. Posta Shqiptare ka garuar të marrë këtë vlerësim ndërkombëtar mes kompanive nga 53 vende nga e gjithë bota për arritjet në cilësinë dhe përsosmërinë e kryerjes së shërbimeve. Posta Shqiptare sh.a. mori çmimin e “Erës së Cilësisë Ndërkombëtare të Shekullit” në Kategorinë e Diamantit, në njohjen e kryerjes së cilësisë, lidershipit, teknologjisë dhe novacionit. Ky është një çmim i cili paraqet sukses për Shqipërinë në botën e biznesit dhe në fushën e shërbimeve. Të gjitha kompanitë që kanë marrë çmim në këtë event, janë simbole të kryerjes së lidershipit, teknologjisë dhe novacionit, gjë që i bën ato modele për kompanitë e tjera të sektorëve të tyre. Ka qenë ky parimi mbi të cilin është vlerësuar dhe Posta Shqiptare në këtë ngjarje të rëndësishme botërore. Biznese dhe kompani nga 53 vende të ndryshme nga SHBA, Evropa, Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme morën Çmimin e “Erës së Cilësisë Ndërkombëtare të Shekullit” si vlerësim për arritjet e tyre në përhapjen e kulturës së cilësisë në shërbim të klientit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›