Marrëveshja, AMC partner zyrtar i sezoneve artistike
30/04/2009 Dy vitet e ardhshme
Gjatë dy viteve të ardhshme kompania AMC do të jetë partner zyrtar i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Burime të kësaj kompanie bënë të ditur se është nënshkruar marrëveshja, e cila i jep kompanisë AMC atributet e partnerit zyrtar të dy sezoneve artistike, gjatë viteve 2009-2011. Kjo do të thotë se duke filluar nga muaji mars i këtij viti aktivitetet që do të zhvillohen nga ky teatër do të mbështeten në mënyrë ekskluzive nga AMC. “Orkestra, kori, baleti dhe gjithë personeli i tij sjellin për të pasionuarit tituj interesantë, larmi shfaqjesh e koncertesh”, - theksuan burime të AMC-së. Gjatë muajve në vazhdim janë planifikuar të vihen në skenë një numër veprash kombëtare, si dhe disa kryevepra botërore, si “Die Schopfung” - (Krijimi), “Festivali koncertor i majit në Opera”, opera “Falstaff” e Verdit, apo baleti “Rajmonda dhe Spartakus”. “Projekte të tilla ambicioze patjetër që kërkojnë përkrahje. AMC u tregua e gatshme të japë kontributin e saj që publikut shqiptar t’i vijë një kalendar vjetor i pasur në aktivitete”, - theksuan burime të AMC-së. Bashkëpunimi ekskluziv i Teatri Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor me AMC-në është një partneritet ku ndërthuren tradita e gjatë e institucionit kryesor të operës shqiptare me angazhimin e një kompanie të spikatur për kontributin e përhershëm për artin dhe kulturën në vend.