E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE, me koncesion hidrocentralin “Langarica 3”

30/04/2009  Në maj

Një tjetër hidrocentral do të ndërtohet me koncesion. Ministria e Ekonomisë nis në fund të muajit maj procedurat për ndërtimin e një HEC-i në lumin Gostivisht në Përmet. Burime zyrtare nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bënë të ditur se në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Langarica 3”, si dhe të VKM-së “Për miratimin e rregullave të vlerësimit dhe të dhënies së koncesioneve”, i ndryshuar, ministria ka shpallur procedurën konkurruese për ndërtimin e këtij hidrocentrali. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 27 maj e këtij viti, ndërkohë që ofertat do të hapen në të njëjtën ditë. Sipas dikasterit të Energjetikës, hidrocentrali do të ndërtohet mbi lumin e Gostivishtit në rrethin e Përmetit dhe ofertuesit duhet të paraqesin vetëm një ofertë, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara për procedurën konkurruese. Pak ditë më parë ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, nënshkroi kontratat për ndërtimin e 6 HEC-eve të rinj me koncesion. Bëhet fjalë për 6 hidrocentrale që do të ngrihen brenda tre viteve të ardhshme në lumin Shalë të Shkodrës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›