E Shtunë, 31 Tetor 2026

Posterat, PS e PD marrin 45% të hapësirës së shesheve

 

BLEDAR HOTI

Hapësirat publike për afishimin e posterave të partive politike gjatë fushatës elektorale do të jetë për Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike. Partitë e tjera parlamentare do të kenë më pak hapësira në dispozicion se dy partitë e mëdha. Në bazë të vendimit të përcaktuar nga ana e KQZ-së, 45 për qind e hapësirave publike do të jenë për PS-në dhe PD-në, 35 për qind për partitë e tjera parlamentare. Ndërsa partitë jo parlamentare që konkurrojnë në këto zgjedhje, do të kenë në dispozicion 20 për qind të hapësirës. Kjo është përcaktuar nga ana e KQZ-së në bazë të kërkesave të Partisë Demokratike. Përfaqësuesi demokrat në këtë institucion, Njazi Kosovrasti ka kërkuar zbatimin strikt të hapësirës publike nga ana e Bashkisë së Tiranës dhe të njësive të tjera të qeverisjes vendore. Gjithashtu Kosovrasti ka kërkuar që edhe hapësirat publike që administrohen nga ana e firmave private, t’iu jepet mundësia e afshimit të posterave, apo banerave të partive politike gjatë fushatës elektorale. Firmat private që administrojnë hapësirat publike duhet t’u japin partive politike me të njëjtin çmim. Ndërsa është e përcaktuar se nëse partitë politike vendosin posterat në vende jo të përcaktuara sipas ligjit, bashkitë dhe komunat duhet të hiqen afishimet. Ndërsa është përcaktuar se ndalohet afishimi i materialeve propagandistike në ndërtesat e institucioneve publike. Sipas punonjësve të KQZ-së është menduar që bashkia e Tiranës të bëjë stenda të veçanta për partitë politike për të reklamuar posterat e tyre. KQZ-ja, në bazë të këtij udhëzimi, vendos sanksionet administrative të parashikuara në Kodin Zgjedhor. Fillimisht gjatë shqyrtimit të këtij udhëzimi, përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti kërkoi që PS dhe PD të kishin 50 për qind të hapësirave publike, ndërsa pjesa tjetër t’u jepej partive parlamentare dhe jo parlamentare. Më pas është lënë për dy partitë e mëdha PS-PD, që të marrin 45 për qind të shesheve publike në të gjitha qytetet kryesore të vendit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar edhe memorandumin e bashkëpunimit me Këshillin e Ministrave. Mbi bazën e këtij materiali, Këshilli i Ministrave, nëpërmjet prefektëve angazhohet për të siguruar ambientet e KZAZ-të, Vendet e Numërimit të Votave, si dhe të ndihmojë në ngritjen e teknologjisë së re që do të përdoret në numërimin e votave. “Këshilli i Ministrave merr përsipër dhe i garanton KQZ-së: Sigurimin e ambienteve të nevojshme për zyra të KZAZ-ve, prej ambienteve që janë në administrim të Prefektëve ose njësive përkatëse të Qeverisjes Vendore, si dhe pajisjen e tyre me infrastrukturën e domosdoshme logjistike; Asistencë në lidhje me sigurimin e ambienteve për Zyrat Rajonale Zgjedhore të KQZ-së. Sigurimin e ambienteve të nevojshme për zhvillimin e programeve të trajnimit që KQZ-ja do të organizojë për komisionerët e KZAZ-ve dhe KQV-ve prej ambienteve që janë në administrim të Prefektëve ose njësive përkatëse të Qeverisjes Vendore, sipas kalendarit të përcaktuar nga KQZ”, thuhet në memorandum që pritet të firmoset së shpejti.

Institucionet

Sheshet publiket për afishimin
Në bazë të vendimit të KQZ, 40 % e hapësirave publike i takon PS-së dhe PD-së
Bashkitë dhe komunat janë të detyruara që 35% e shesheve do t’u takojë partive të tjera parlamentare
Ndërsa pjesa tjetër e hapësirës do të jetë në dispozicion të partive jo parlamentare që do të konkurrojnë në këto votime
Memorandumi me Qeverinë
Këshilli i Ministrave merr përsipër dhe i garanton KQZ-së:
Sigurimin e ambienteve të nevojshme për zyra të KZAZ-ve, prej ambienteve që janë në administrim të Prefektëve ose njësive përkatëse të Qeverisjes Vendore, si dhe pajisjen e tyre me infrastrukturën e domosdoshme logjistike;
Asistencë në lidhje me sigurimin e ambienteve për Zyrat Rajonale Zgjedhore të KQZ-së.
Sigurimin e ambienteve të nevojshme për zhvillimin e programeve të trajnimit që KQZ-ja do të organizojë për komisionerët e KZAZ-ve dhe KQV-ve prej ambienteve që janë në administrim të Prefektëve ose njësive përkatëse të Qeverisjes Vendore, sipas kalendarit të përcaktuar nga KQZ

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›