Postriba, një mundësi interesante e harmonizimit të historisë me letërsinë
Nga Vasil TABAKU
Të shkruash, padyshim që është bukur, një mision i vështirë, fisnik dhe gjithsesi një art, i cili mbetet tepër i fuqishëm për ndërgjegjen. Eliaz Bushaj, nëse do ta cilësonim krijues, unë pa asnjë ngurrim do ta vlerësoja së pari si një shkrimtar iniciator, ku historia jonë kombëtare shkrihet në mënyrë harmonioze me artin e letërsisë. Romani i Eljaz Bushajt, me një titull mjaft sinjifikativ Postriba, është një krijim sa i guximshëm aq dhe novator, sa origjinal aq dhe i veçantë. Vepra e merrë materialin e ndertimit të saj artistik nga një realitet mjaft i njohur në historinë moderne shqiptare, Kryengritja e Postribës në vitin 1946 dhe përmes një abstragimi evolues dhe personazhesh konkret, ndërton një roman artistik, duke proceduar thjesht përmes një rrëfimi të sinqertë dhe dinamik të protagonistit me emrin mjaft shprehës dhe domethënës Postribë. Romani përshkohet nga skena tepër të realizuara me sfond të theksuar historik të Malësisë së Veriut e në mënyrë të veçantë të zonës së Postribës, e njohur tashmë si e vetmja zonë që guxoj të ngrihet me armë kundër instalimit monstruozë të diktaturës komuniste me të egër të Evropës.
Natyrisht, më duhej të bëja gjithsesi këtë parashpjegim për romanin, pasi ndryshe nga sa është proceduar gjer më sot në prozën e gjatë, ku shtrirja lineare e subjektit bëhet përmes një digresioni klasik, shkrimtari Bushaj, procedon në një formë krejt të veçantë dhe individuale, rrëfimi degresiv realizohet përmes Postribës, këtij protagonisti interesant dhe unikal, pa zbukurime dhe maniera letrareske, por natyrshëm, qartë dhe bukur. Gjithsesi nuk e shikoj të nevojshme të zbërthejë këtu subjektin interesant dhe befasues të romanit. Unë thjesht, dua të jap një impresion modest, për këtë libër vërtet sugjestionues dhe mjaft interesant. Romani është shkruar me një stil të thjeshtë, por tepër dinamik, të kuptueshëm dhe me ngjyrime mjaft mbresëlënëse artistike. Romani krijon një atmosferë mahnitëse të zonës së Veriut të vendit dhe veçanërisht të Malësisë së Postribës. Skenat e romanit janë mahnitëse, plot dinamizëm dhe dritë, plot vlera artistike dhe historike me gërshetime të rralla të artit me historinë tonë kombëtare. Autori ka bërë një kujdes të lavdërueshëm për të paraqitur koloritin e veshjeve të mrekullueshme dhe të rralla, të cilat nuk mund ti gjesh në asnjë vend të botës. Po ashtu mjaft dinamike dhe interesante janë skenat madhështore te dasmës veriore të zonës së Postribës. Këto skena unë do ti krahasoja me skenat e bukura të Folklorit madhështor të Eposit të Kreshnikëve. Aty ka mjaft informacion për anën etnografike dhe folklorike, vargjet e bukur të këngëve të dasmës së Postribës, si nje burim i kthjellët gurgullues me zëra brilant të malësorëve fisnikë. Autori ka ditur të gërshetoj me mjeshtëri artistike gjithë vlerat e folklorit madhështor të Veriut me letërsinë artistike, duke krijuar në vepër një atmosferë plotë dritë dhe jetë, plotë ndjenjë dhe dashuri njerëzore, Eliaz Bushaj, është mësues, një nga qindra mijëra edukatorët fisnik e të ndershëm, të palodhur dhe të përkushtuar për dritën e diturisë së brezave. Duke qenë i tillë ai di mjaft mirë se çfarë rroli luan mësuesi në shoqëri dhe këtë, mbase edhe si një përvojë personale, shkrimtari e jep mjaft bukur në roman, duke i mëshiruar gjithë cilësitë e shkëlqyera të mësuesit tek personazhi brilant i Postribit. Unë do të përpiqem të jap edhe një konsideratë timen përsa i përket emrit të rrallë dhe mjaft të goditur të Postribës. Ky djalë i ri, elegant, i zgjuar, guximtar, energjik dhe mjaft inteligjent, mban mbi supe një peshë epokale, Postribën, këtë kryengritje të pashembullt të postribasve kundër Komunizmit në Shqipëri që sapo kishte dalë nga lufta. Postriba është vetë protagonizmi i shpirtit të bukur dhe kryengritës të njerëzve heronj të Postribës rebele dhe kryengritëse kundër instalimit të Komunizmit në vend, diktaturë e cila do të zgjaste për gati pesëdhjetë vjet dhe do të vriste, do të burgoste dhe internonte pikërisht vlerat, njerëzit më të zgjuar dhe trima, me pretekstin barbar armiq të partisë. Autori të gjitha këto i lë të nënkuptuara, ai nuk i shpjegon në roman, pasi këto do të ishin thjesht një propagandë politike, e cila do ta ulte mjaft vlerën artistike të romanit, por edhe pretendimet vicioze të autorit për të bërë letërsi dinjitoze. Pikërisht për këtë mënyrë të të shkruarit, autori meriton të vlerësohet mjaft lart, duke shmangur anën cerebrale të një propaganda të panevojshme dhe militanteske. Autori ruan pozitat dinjitoze të shkrimtarit, ndaj dhe kemi një arritje të lartë artistike të prozës së tij të parë, por mjaft të suksesshme. E pra, romani ngrihet mbi kështjellën e rezistencës civile të Postribës ndaj ferrit komunist, Nëpër këtë ferr dantesk do të ecë edhe gjithë jeta e Postribit, këtij djaloshi fisnik që do ti mbijetoj diktaturës vetëm në saj të zgjuarsisë së tij dhe guximit intelektual të malësorit. Postribi është shprehja më sinjifikative e vlerave të malësorit fisnik dhe bujar, trim dhe patriot. Romani ka fituar mjaft vlera edhe përsa i përket stilit të autorit duke shkruar rrjedhshëm, qartë, pastër dhe bukur, me një gjuhë të pasur, ku herë pas here shfaqet trajta brilante dialektore e të folmes mahnitëse dhe tepër shprehëse të gegërishtes së bukur të Fishtës dhe Mjedës, të Migjenit dhe Filip Shirokës, Vaso pashës dhe Luigj Gurakuqit. Gjuha e romanit, dominohet nga rregullat e normës letrare të shqipes, por autori është treguar mjaft korrekt me lexuesin duke futur herë pas here edhe elementet autentik të dialektit të mrekullueshëm të gegërishtes, e cila padyshim është po aq e fuqishme sa dhe gjuha normative letrare, për të mos thënë se është edhe më e fuqishme dhe shprehëse, më e pasur dhe kuptimplote. Në këtë drejtim dua ti shpreh komplimentimet me të larta autorit Bushaj, për korrektesën e shkrimit të gjuhës së njësuar dhe asaj gegërishte. Shkrimtari, ka bërë një unifikim të arritur dhe mjaft mjeshtëror të harmonizimit të dialektores me normativen, pa harruar këtu dhe kumtin e romanit, i cili është mjaft i realizuar dhe domethënës. Pikërisht ky harmonizim i normës letrare me gegërishten, mendoj se është një nga risitë që autori Bushaj, ka arritur të ndërthurë në roman. Romani ka një frymëmarrje mjaft të gjerë dhe me spikatje të theksuar artistike, duke përqasur kështu momentet pikante të historisë kombëtare me letërsinë sikundër është Kryengritja e Postribës kundër instalimit të pushtetit despotik të diktaturës komuniste. Nuk është e vështirë të kuptosh se autori i romanit është vetë Postribi i famshëm i romanit, ky model njerëzor i sakrificës, humanizmit, dinjitetit dhe trimërisë. Gjithsesi autori ka moderuar personazhin duke abstraguar përmes digresionesh artistike, të cilat padyshim janë mjaft interesante dhe të realizuara me mjeshtëri. Dhe kjo, fal përvojës së shkrimtarit, kulturës së tij, inteligjencës, aftësive personale dhe një elegance qytetare të malësorit dinjitoz. Unë do të theksoja këtu punën e mirë të autorit në skalitjen brilante të portretit të malësorit shqiptar me virtyte të larta dhe domethënëse. Roamni duke qenë një krijim mjaft i realizuar, lexohet me një frymë dhe të sugjestionon emocionalisht. Meritë e autorit, padyshim është dhe dashuria e tij prej krijuesi dhe qytetari ndaj njerëzve dhe vendit të tij, këtë e shpalos mjaft drejt dhe me art në të gjithë faqet e romanit. Vepra përshkohet fund dhe krye nga një pasion i brendshëm, mjaft i përmbajtur dhe dinjitoz. Autori shfaqet para lexuesit me një personalitet krijues të fuqishëm, gjë e cila natyrisht nuk është rastësi, kjo vjen si rezultat i një pune tepër të gjatë dhe përvoje të fituar në kohë. Ky autor, i cili shfaqet si një meteor në qiellin e letërsisë shqiptare, me një zë të veçantë, imponues dhe dinjitoz, pa sforcime dhe poza, thjesht me vlera të spikatura artistike, duke u renditur krahas autorëve dinjitozë dhe të suksesshëm shqiptarë, meriton të vlerësohet. Ai meriton më tepër vëmendje dhe më shumë dinjitet krijues, kjo edhe për faktin se ka punuar në heshtje, në mënyrë modeste, larg zhurmave panegjerike të botimeve nëpër gazeta. Autori Bushaj nuk merr poza false dhe nuk kërkon gjiths