Shën Iker Kasiljas, numri 1 i rekordeve
Përgatiti: Arjan Koçi
Shën Iker Kasiljas, numri 1 i rekordeve…
Portieri i Spanjës ka thyer rekordin e Van der Sarit për sa u përket ndeshjeve pa pësuar gol me përfaqësueset. Gjithashtu ai është kapiteni me më shumë ndeshje në një Europian
Rekordmen ndeshjes në përfaqësuese dhe pa pësuar gola, madje është ai që ka fituar më shumë ndeshje. Iker Kasiljas është i ngjashëm me të atin, i cili ndodhet në hotelin ku janë akomoduar familjarët e lojtarëve spanjollë. Ai është përherë i gatshëm për të biseduar dhe ka një buzëqeshje në fytyrë, si ajo që karakterizon të birin. Babai i Kasiljasit është rezervist i Mbrojtjes Civile, kurse Ikeri gardiani i portës së Spanjës. Kasiljas ka thyer çdo rekord dhe nuk pëson as gol.
Mbreti i kapitenëve Të mërkurën që shkoi u bë lojtari me më shumë ndeshje si kapiten në një Europian, 10, një ndeshje më shumë se Maldini, Deshamp dhe Gulit. Për të nëntën herë radhazi nuk ka pësuar gol në një ndeshje me eliminim të drejtpërdrejtë mes Europianit dhe Kupës së Botës: për Spanjën dy barazime 0-0 me fitore më pas me penallti, pesë fitore 1-0 (një në kohë shtesë), një 2-0 dhe një 3-0: në total 900 minuta. E jashtëzakonshme! Në Europian ka luajtur 13 ndeshje: në 8 prej tyre nuk ka pësuar kurrë gol, në 5 të tjera kurrë më shumë se një. Sapo ka thyer rekordin e Van der Sarit për ndeshjet e luajtura në përfaqësuese pa pësuar gol, 79 nga 136. nesër, në finale, do të kërkojë fitoren numër 100. Kur e di që ke një portieri si Ikeri në skuadër, të ndihmon të marrësh vendime, ka thënë Ramos duke komentuar edhe penalltinë e guximshme kundër Portugalisë. Që kur është Kasiljas, Spanja ka kthyer pas tendencën negative të penalltive në Botërorë dhe Europianë: me penalltinë e Moutinjos, Kasiljas ka pritur pesë të tilla, një më shumë se Shumaher, Gojkoeçea dhe Rikardo.
Ndeshje perfekte Kur e kanë pyetur se çfarë dinte për penalltinë e Ramosit, ai ka thënë: Ishte një gjë që e kishte në mendje vetëm ai dhe nuk ka thënë gjë. Unë i them atij vetëm një fjalë: respekt! Ajo gjuajte ishte e denjë për konkluzionin e gjysmëfinales, ishte qershia mbi tortë, ishte gjëja më e bukur. Tani Spanjën e pret Italia. E rëndësishme është që ne jemi në finale, nuk ka rëndësi kundërshtari, a ishte Italia apo Gjermania. Ne e merituam finalen, edhe pse kemi vuajtur. Nuk e kam fjalën vetëm për ndeshjen kundër Portugalisë, e cila ishte e ekuilibruar dhe pa shumë raste, por e kam fjalën për penalltitë. Fizikisht e vuaj fare pak sepse nuk më duhet të vrapoj lart e poshtë, por mendërisht e vuaj shumë.
Meritat Ti bësh gol Spanjës është një arritje thuajse historike. Po, por nuk është meria vetëm e imja. E tërë skuadra duhet lavdëruar. Këto 9 ndeshje pa gola në ndeshjet direkte janë një e dhënë që duhet pasur parasysh sepse na jep besim, është një shifër e pabesueshme. Por duhet të vazhdojmë të ecim me këmbë në tokë dhe të punojmë shumë. Për të thyer rekordin, Spanja i ka hequr Italisë rekordin e ndeshjeve radhazi në Europian pa pësuar gol, 4 ndeshje; po në këtë kompeticion Spanja ka 11 ndeshje që nuk pëson humbje. Disfata e fundit ishte në 2004, kundër Portugalisë. Falë një brezi fenomenesh, e udhëhequr nga një portier që ka talent të jashtëzakonshëm, Spanja është këtu ku është sot.
Spanja drejt historisë…
Pas kualifikimit me penallti për në finale të Euro 2012, kundër Portugalisë, Spanja kampione e botës dhe e Europës është ende në garë për tu bërë skuadra e parë në histori që fiton tre turne madhorë radhazi.
Gjermania Perëndimore
(Europiani 1976)
Gjermanët shkuan në Europianin e luajtur në Jugosllavi si kampionë në fuqi dhe si kampionë të botës në vitin 1974, turne që u luajt në fushën e vet. Për të tretën herë radhazi ata arritën në finale, duke u përballur me Çekosllovakinë. Pasi e panë veten në disavantazh 0-2 shumë shpejt në lojë, gjermanët barazojnë 2-2 dhe ndeshja shkon me penallti. Gjermania u mund 5-3, teksa Antonin Panenka dhuroi spektakël me një gjuajtje të jashtëzakonshme si lugë duke i dhuruar fitoren Çekisë dhe duke i hapur rrugën Andrea Pirlos dhe Serxhio Ramos që ta imitonin.
Argjentina
(Kupa e Botës 1994)
Argjentina i kishte vënë syrin tre trofeve në Kupën e Botës në SHBA pasi kishte fituar më 1991 dhe 1993 Kupën e Amerikës, por pasi u pezullua Diego Maradona për përdorim dopingu, argjentinasit të tretët në grupin e tyre u eliminuan në ndeshjen kundër Rumanisë për 1/8-at.
Franca
(Kupa e Botës 2002)
Pasi shijoi lavdinë e triumfit në Kupën e Botës 1998 në Francë dhe më pas edhe titullin e kampiones së Europës në vitin 2000, Les Bleus u shpartalluan në turneun që u luajt dy vjet më vonë në Japoni dhe Kore të Jugut, duke zënë vendin e fundit në grup të turpëruar pas humbjeve kundër Senegalit dhe Danimarkës.
Brazili
(Kupa e Botës 2006)
Brazili fitoi Kupën e Botës 2002 në Lindjen e Largët dhe dy vite më vonë fitoi edhe titullin e Kupës së Amerikës, por shpresat e tyre për një trofe të tretë u shuan në Gjermani, kur u mundën në çerekfinale nga Franca falë një goli nga Tierri Henri.
Mbrojtja e demave, më e forta e historisë!
Krahas lojës së bukur sulmuese me pasime të dendura, spanjollët mund të krenohen me faktin që pësojnë më pak se çdo skuadër tjetër
Suksesi sensacional i Spanjës nuk bazohet në lojën e vet të famshme me pasime, por ndoshta te mbrojtja më e suksesshme në historinë e futbollit. Skuadra e drejtuar nga Visente Del Boske nuk ka pësuar gol në katër ndeshjet e fundit dhe ka mbrojtjen më të mirë në Euro 2012. I vetmi gol ishte ai i pësuar në ndeshjen në Grupin C kundër Italisë. Statistikat tregojnë se Spanja nuk ka pësuar gol në fazën e ndeshjeve me eliminim në tre turnetë e fundit madhorë në nëntë ndeshje. Spanja nuk ka pësuar më shumë se një gol në asnjë ndeshje gjatë finaleve të një turneu të madh, me përjashtim të humbjes 3-1 kundër Francës në Kupën e Botës 2006 dhe nuk është mundur që prej atëherë në një ndeshje me eliminim të drejtpërdrejtë! Duhet të kthehemi në tetor 2010 për të gjetur një ndeshje ku Spanja pëson dy gola në një ndeshje zyrtare- në fitoren 3-2 kundër Skocisë në Gllazgou, kur 71% e zotërimit të topit i takoi Spanjës. Aftësia e Spanjës për të mbajtur topin është arma më e fortë mbrojtëse e tyre, pasi i mohon kundërshtarit mundësinë për të rrezikuar. Ish-lojtari i Mançester Junajtid, Xherard Pike, ka pohuar se ndonëse flitet shumë për futboll tiki-taka, yjet e Spanjës i kanë vënë vetes si prioritet mospësimin e golave mbi të gjitha. Mjeshtërit e pasimeve, Ksavi dhe Ksabi Alonso, lënë shpirtin në fushë për skuadrën, ashtu si edhe Serxhio Buskets, i cili është në gatishmëri për të shkatërruar sulmet e kundërshtarëve. Pike ka thënë: Për momentin, skuadra po luan shumë mirë në mbrojtje. Jo vetëm mbrojtja, por e tërë skuadra ka mentalitetin se gjëja më e rëndësishme është të mos pësojmë gol, pas kësaj vjen shënimi i golave. Mendoj se kjo gjë po funksionon. Nuk kemi pësuar gol në katër ndeshjet e fundit, përfshirë kohët shtesë, prandaj jemi të lumtur. Mentaliteti që kemi është se nuk duhet të lejojmë kundërshtarët të na shënojnë dhe për këtë arsye Ksavi, Ksabi Alonso dhe Buskets na ndihmojnë shumë në lojën mbrojtëse. Dy qendërmbrojtësit kanë një rol shumë të rëndësishëm. Treshja e mesfushës së Spanjës mbrojnë Pesëshen e Mrekullueshme në mbrojtje dhe së bashku formojnë shtyllën kurrizore të Spanjës: kapiteni I
