E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premiership përfiton një miliard paund

E drejta TV

Premier Liga është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje të vlefshme prej 1 miliardë paundësh, ka bërë të ditur dje gazeta prestigjioze angleze, “The Sun”. Shefi ekzekutiv i “Premier Leagues”, Riçard Skudamore, është mësuar se do të bëj publike edhe në mënyrë zyrtare fluksin e madh të parave, që do të vijnë nga transmetimi i imazheve të Premier Ligës anembanë botës. Për momentin, marrëveshja aktuale është e vlefshme prej 645 milionë paundësh, por pohohet se kjo shifër do të rritet, për të arritur deri në një miliard paund. Kjo shumë do të ndahet në mënyrë të barabartë nga 20 klubet e Premier Leagues, që do të thoshte të ardhurat do të rriteshin me 50 milionë euro për çdo klub.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›