E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga 50 -vjeçarit për tentativë trafikimi

POGRADEC- Zyra e antitrafiqeve ka prangosur 50- vjeçarin Apostol Shuli, qytetar i Pogradecit dhe emigrant në Greqi. Ai akuzohet se ka mashtruar dhe më pas ka tentuar që ta trafikojë një vajzë 17- vjeçare M.B nga një fshat i Maliqit. Ka qenë vetë 17- vjeçaria M.B, e terrorizuar nga 50 vjeçari Apostol Shuli, ajo që ka bërë denoncimin në polici duke treguar të gjitha detajet e këtij trafikanti. Më pas policia ka kërkuar ndihmën e një psikologeje, e cila është marrë me trajtimin e 17- vjeçares M.B. Psikologja ka pohuar se vajza është shumë e traumatizuar nga veprimet e Apostol Shulit. Kjo dëshmi i ka mjaftuar policisë lokale për të kryer prangosjen e 50- vjeçarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›